POLITIKE

I propozuari i Trump për ambasador në Tiranë flet para Senatit: Lufta kundër korrupsionit dhe narko-trafikut prioritet

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 17:14
I propozuari i Trump për ambasador në Tiranë flet para Senatit:

I nominuari i Presidentit amerikan për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric G. Wendt, ka paraqitur para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë prioritetet që synon të ndjekë në Tiranë, duke vendosur në fokus luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.

Në deklaratën e tij para senatorëve amerikanë, Wendt paralajmëroi se mbështetja ndaj Shqipërisë në përballjen me korrupsionin, krimin e organizuar transnacional dhe kartelet e drogës do të jetë një nga objektivat kryesore të mandatit të tij, nëse konfirmohet në detyrë.

“Linja e parë e veprimit është ajo që e bën Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe karteleve të drogës”, deklaroi ai gjatë seancës.

Një tjetër prioritet i shpallur nga Wendt ishte mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s. Ai u zotua se do të punojë që Shqipëria të përmbushë objektivat e aleancës për rritjen e shpenzimeve ushtarake, si dhe për forcimin e sigurisë kibernetike.

“Do të ndihmojmë në rritjen e sigurisë kibernetike për Shqipërinë dhe Amerikën, si dhe do të zhvillojmë iniciativa në fusha të ndryshme ushtarake”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Wendt kujtoi edhe eksperiencën personale me trupat shqiptare gjatë shërbimit në NATO. Ai tha se forcat speciale shqiptare kanë qenë pjesë e komandës së tij dhe i vlerësoi ato si “shembull i shpirtit luftarak dhe i heroit të tyre, Skënderbeut”.

“Shqiptarët janë njerëz krenarë, punëtorë dhe mikpritës”, deklaroi i nominuari për ambasador.

Përveç çështjeve të sigurisë, Wendt prezantoi edhe prioritetet ekonomike të mandatit të tij. Ai përmendi energjinë, inteligjencën artificiale dhe industrinë minerare si sektorë strategjikë ku SHBA synon të zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Një tjetër element i planit të tij ishte investimi në kapitalin njerëzor. Wendt deklaroi se synon të mbështesë zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri përmes metodave tradicionale dhe atyre inovative. Në pjesën personale të dëshmisë së tij, ai foli edhe për familjen, duke theksuar lidhjen e saj me shërbimin ushtarak amerikan. Wendt tregoi se vajza e tij ndodhet në Okinawa të Japonisë së bashku me bashkëshortin, një kapiten i Forcave Ajrore amerikane, ndërsa djali i tij, oficer në ushtrinë amerikane, ishte i pranishëm në sallë gjatë dëshmisë.

“Ne jemi një familje që e duam Amerikën dhe jemi mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer një vendi kaq të veçantë”, deklaroi ai.

Në përfundim, Eric G. Wendt shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare, partnerët ndërkombëtarë dhe anëtarët e Komitetit të Senatit për të realizuar objektivat që prezantoi gjatë seancës dëgjimore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?