POLITIKE

Sistemi i kanalizimeve 10 milionë euro në Dibër/ PD: Skemë e dyshuar favorizimi në prokurimin publik

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 11:56
Sistemi i kanalizimeve 10 milionë euro në Dibër/ PD: Skemë e

Deputetja demokrate Denisa Vata deklaron se qeverisja e Edi Ramës është në sulm për përdorimin e mekanizmave të blerjes së votave në prag të zgjedhjeve vendore, duke e akuzuar atë se përmes tenderëve publikë po synon të mbajë pushtetin me çdo kusht.

Sipas saj, një nga rastet që ngre dyshime serioze është tenderi për “Ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit Peshkopi, në Bashkinë Dibër”, me fond limit mbi 10 milion euro pa TVSH, i cili është shoqëruar me kritere kufizuese dhe në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

Vata theksoi se nga analiza e dokumentacionit rezulton se autoriteti kontraktor ka vendosur kushte që cenojnë konkurrencën e lirë, barazinë në garë dhe proporcionalitetin, duke krijuar premisa për favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë.

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe qeverisja e Edi Ramës është nën  sulm për vënien në punë të mekanizmave të blerjes së votave. Qeveria ka bërë gati tenderin e radhës, përmes të cilit kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin e saj të korruptuar dhe kriminal në Dibër.

Tenderi që do të trajtojmë sot është “Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve të qytetit Peshkopi, në Bashkinë Dibër”, me fond limit mbi 10 milion euro pa TVSH, I cili ngre dyshime serioze për vendosje kriteresh kufizuese dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.

Nga analiza juridike e dokumentacionit rezulton se Autoriteti Kontraktor, SHOQËRIA RAJONALE UJËSJELLËS-KANALIZIME-DIBËR SH.A, ka vendosur një sërë kriteresh që sipas operatorëve të tregut, cenojnë konkurrencën e lirë, proporcionalitetin dhe barazinë në garë, duke kopjuar dispozita shabllon por njëkohësisht duke krijuar premisa të forta për favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë.

Ndër problematikat më të rënda të konstatuara janë:

* kërkesa për xhiro vjetore në vlerën e plotë të fondit limit, pra mbi 1 miliard lekë;

* eksperienca të ngjashme deri në 20 milion euro;

* numër tepër i lartë licencash teknike të kërkuara;

* detyrimi që i gjithë stafi inxhinierik të jetë pjesë e licencës së shoqërisë;

* dokumentacion administrativ i tepruar për provimin e eksperiencës.

Këto kritere tejkalojnë nevojat reale të kontratës dhe mbi të gjitha krijojnë barriera artificiale për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në garë.
Ligji “Për Prokurimin Publik” përcakton qartë se kriteret duhet të jenë të lidhura dhe proporcionale me objektin e kontratës.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me kritere të cilat praktikisht favorizojne kompani të mëdha të para pozicionuara dhe rendon ndjeshëm konkurrencën reale në tender.

Përdorimi i kufijve maksimalë ligjorë pa argumentim konkret teknik apo analizë tregu krijojnë dyshime të forta se procedura është ndërtuar me kritere të paracaktuara dhe jo mbi bazën e një gare të hapur e të ndershme.

Qytetarët e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë transparencë, konkurrencë të ndershme dhe investime publike që i shërbejnë interesit të përbashkët, jo skemave korruptive të pushtetit të Edi Rames.

Ne emër të Partia Demokratike, garantoj çdo qytetar dibran se nuk do të lejojmë që taksat e tyre të përdoren si plaçkë korrupsioni nga oborrtarët e pushtetit.
I bëj thirrje bizneseve të distancohen nga këto praktika korruptive dhe të mos bëhen instrument kriminal në shërbim të pushtetit të Edi Rames.

Ne do të mbledhim çdo provë, do t’i ndjekim deri në fund këto raste dhe do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë, në mënyrë që çdo përgjegjës për këtë skemë të japë llogari para ligjit dhe para qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?