
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare është në rritje, ndërsa sipas tij po shtohen edhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë, pas pjesëmarrjes në samitin e Partia Popullore Europiane (PPE).
Berisha bëri të ditur se në këtë samit morën pjesë liderë shtetesh, kryeministra dhe drejtues të partive të qendrës së djathtë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato në proces integrimi, ku përfshihet edhe Partia Demokratike si anëtare e asociuar.
Sipas tij, samiti, i zhvilluar pas 50-vjetorit të PPE-së, u fokusua në çështjet më të rëndësishme globale, përfshirë krizën energjetike të lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe luftën në Ukrainë, për të cilën u riafirmua mbështetje e plotë ndaj Ukraina përballë agresionit rus. Një tjetër temë kyçe ishte konkurrueshmëria në Bashkimin Europian dhe koordinimi i politikave mes qeverive të djathta në prag të samitit evropian. Gjatë qëndrimit në samit, Berisha tha se ka zhvilluar takime me kryeministra dhe drejtues të PPE-së, ku ka prezantuar situatën politike në Shqipëri. Ai i cilësoi zhvillimet në vend si “dramatike”, duke akuzuar qeverinë e Edi Rama për deformim të proceseve demokratike.
Sipas Berishës, Shqipëria është larguar nga standardet europiane, ndërsa iu referua edhe një raporti ndërkombëtar që e klasifikon vendin si “autokraci elektorale”. Në këtë kontekst, ai theksoi se ndërkombëtarët janë gjithnjë e më kritikë ndaj qeverisë shqiptare dhe më mbështetës ndaj opozitës. “Mbështetja për opozitën shqiptare po rritet vazhdimisht, ndërsa dënimi dhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë janë në rritje,” -u shpreh Berisha.
Duke u ndalur te protesta, Berisha tha; “Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre. Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqioptarë.”.
Po ashtu Berisha pohoi se në të vërtetë dosja “Balluku”, është dosja ‘Rama’. “Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë.”, tha ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Mars09:18
PD sqaron mungesën në Bundestag: Akt i paprecedent! Peleshi merr urdhra nga ushtarët politik të Suel Çelës
Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të K...
POLITIKE
18 Mars21:53
Investigimi i 'Le Iene' për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave
Emisioni PLUG trajtoi sot akuzat që kryeministri Edi Rama bëri javën e shkuar ndaj Syri Televizion. Jo pa qëllim, sepse akuzat e montuara ng...
POLITIKE
18 Mars21:23
Miku i Ramës u përfshi në ‘gjueti njerëzish’ në Sarajevë/ 'Spiegel' sjell dëshmi tronditëse për Vuçiçin
Revista më e madhe gjermane dhe evropiane, Spiegel, rikthehet sërish tek tema e ‘safarit në Sarajevë’ dhe sjell dë...
POLITIKE
18 Mars19:22
Bozdo: Rama bën show me naftën, qytetarët paguajnë çmimin më të lartë në rajon
Eno Bozdo, nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, kritikoi takimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke ...
POLITIKE
18 Mars19:19
“Gjenerata Z të ngrihet”, Arben Malaj ironizon Ramën: Kujtoi se BE do t’i hapte dyert për batutat e tij!
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka paralajmëruar pasoja nga qeverisja e kryeministrit Edi Rama në rrugën e integrimit europian.
Ai thek...
POLITIKE
18 Mars19:18
Opozita takime në Ministrinë e Jashtme Gjermane: Shqipëria duhet të tregojë se është e angazhuar në reformat transformuese për vendin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe Nenkryetari i Komisionit te...
POLITIKE
18 Mars19:08
Berisha nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi është bllokuar për shkak të dosjeve të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partive Popullore Europiane....
POLITIKE
18 Mars19:03
Tela: Çështja Balluku bllokoi rrugën e Shqipërisë drejt BE, shtetit ligjor është vënë në dyshim
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se zhvillimet e fundit në raportet m...
POLITIKE
18 Mars19:00
Denoncimi i avokatit: Bled Çuçi shtron iftar, faturën e paguajnë punonjësit e bashkisë Vlorë
Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar një situatë të pazakontë, që sipas tij ka ndodhur në Vlorë.
Cakrani shkruan në Face...