POLITIKE

Ivi Kaso: Shpopullimi është problemi më i madh, opozita ka vetëm një kundërshtar, Edi Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 18:35
Ivi Kaso: Shpopullimi është problemi më i madh, opozita ka

I deleguari politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, deputeti Ivi Kaso, deklaroi se opozita duhet të fokusohet te organizimi dhe ripërtëritja, ndërsa akuzoi qeverinë për shpopullimin e qarkut dhe politikat që, sipas tij, kanë dëmtuar banorët.

Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Korçë, Kaso tha se ky qark përballet me një prej problemeve më të mëdha të vendit, shpopullimin.

Sipas tij, sfida e opozitës në Korçë është e dyfishtë: të përfaqësojë qytetarët e këtij qarku dhe njëkohësisht të përballet me mënyrën e qeverisjes së mazhorancës.

Kaso akuzoi qeverinë se ka përdorur patronazhistët si mekanizëm kontrolli politik dhe tha se kjo ka ndikuar edhe në largimin e banorëve nga qarku.

Ai u ndal edhe te situata ekonomike, duke thënë se banorët e qarkut përballen me vështirësi të shumta, ndërsa shumë prej tyre, sipas tij, janë të detyruar të shkojnë në qytetet e Greqisë për të bërë edhe blerjet e përditshme.

Kaso kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, qeveria po trajton ndarjen territoriale dhe propozimin për bashkimin e Korçës me Maliqin.

Duke folur për Partinë Demokratike, Kaso tha se demokratët tashmë e kanë përmbyllur atë që ai e cilësoi si ‘gjakun e keq’ brenda opozitës dhe se tashmë fokusi duhet të jetë te organizimi dhe ripërtëritja.

Të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe kolegë.

I nderuar lideri i opozitës së bashkuar, profesor doktor Sali Berisha.

Drejtimi i qarkut të Korçës, si përfaqësues politik i kryetarit dhe kryesisë së Partisë Demokratike, ka qenë për mua një privilegj dhe ju falënderoj për besimin. Ju jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, atyre që na ndoqën sot këtu, apo atyre që na ndjekin nëpërmjet medias.

Korça nuk është thjesht një prej 12 qarqeve administrative të Shqipërisë. Ajo është treva ku Shqipëria e ka kthyer përherë kokën për kulturë, dije dhe qytetari.

Duke ditur këtë, sfida e opozitës në Korçë ka qenë e dyfishtë: të paraqitet siç e kërkon Korça dhe njerëzit e saj, por edhe të luftojë me një kundërshtar politik që, për hir të karriges dhe të pushtetit, e ka qeverisur dhe mbajtur Korçën jo me bijtë dhe bijat e dijes, kulturës dhe qytetarisë, por me hibridin e një pjelljeje të re politike, me patronazhistët, një kombinim i spiunit me bashibozukun, i kusarit me mashtruesin, i hileqarit me banditin.

Kjo ka çuar në filozofinë e mbrapshtë ‘secili për vete, zoti për të gjithë’, apo në atë që shefi i shtatmadhorisë së patronazhistëve e quan ‘kap çfarë të kapësh’.

Dhe cili është rezultati sot?

Njerëzit, korçarët, devollinjtë, pogradecarët, të gjithë banorët e këtyre trevave janë të detyruar të ikin, të braktisin shtëpitë, lagjet, qytetet dhe fshatrat.

Një statistikë e thjeshtë e tregon këtë fakt. Sot Korça është qarku me shpopullimin më të lartë në Shqipëri.

Përse? Ju e dini vetë, sepse jua kanë thënë dhe jua thonë përditë ata që janë larguar, të afërmit, miqtë, fqinjët.

Disa prej të gënjyerve mendojnë se Korça ia ka dalë duke qenë se ka një përfaqësues të lartë politik në Tiranë, Nikon.

Çfarë ka bërë Niko në këto 13 vjet me detyra të larta në Tiranë? A nuk ikin banorët e qarkut të Korçës çdo javë apo çdo muaj për të blerë vajin, detergjentët, orizin dhe të gjithë mallrat e shportës në qytetet e Greqisë fqinje?

A ua zgjidhi hallet Niko, apo duhet t'ju vihen mbrapa patronazhistëve të lagjes që tatimet, taksat, OSHEE-ja të mos i mbitaksojë, të mos i mbifakturojë, gjobisë apo, më keq akoma, t'jua fikë dritat e t'jua mbyllë biznesin si një prej formave të persekutimit?

Në Tiranë, Niko nuk përfaqëson Korçën, por interesat e tij dhe të grupit të vet, dhe sidomos të Edi Ramës dhe të regjimit të narko-euros.

Kush ka një biznes të vogël e di mirë këtë. Kush ka një tokë të mbjellë me produkte bujqësore e di akoma edhe më mirë.

Ai dhe mëkëmbësit e tij këtu në Korçë, Raçka, kanë ndjekur modelin fasadë të padronit të tyre, Edit, duke e menduar të gjithë qytetin, të gjithë qarkun, vetëm në dy kilometrat e bulevardit ‘Republika’.

Po Korça nuk është një bulevard.

Korça dhe njerëzit e saj janë në qytete, në qindra lagje, fshatra, spitale, shkolla, dyqane ku ushqimet merren me listë dhe në kafenetë ku kalohen orë të gjata me një kafe përpara, sepse nuk ka punë.

Përveçse në emigrim ose si spiun patronazhist administrate.

Dhe si i përgjigjet qeveria kësaj krize dhe këtyre problemeve?

Në vend që të ketë një strategji afatgjatë për Korçën dhe Maliqin, vendos t'i bëjë bashkë Korçën dhe Maliqin.

A thua se një problem zgjidhet duke e pjesëtuar me dy?

Kjo nuk është një përpjekje për të përmirësuar jetën e korçarëve dhe të banorëve të këtyre trevave; kjo është një llogaritje pushteti për të centralizuar, për të kapur dhe për të mbajtur sa më gjatë vetë pushtetin.

Opozita i ka thënë jo këtij projekti. Jo i kanë thënë edhe qytetarët e Maliqit. Jo duhet t'i thotë sot edhe Korça.

Të dashur miq, ne demokratët e kemi përmbyllur tashmë atë gjak të keq që vlonte mes nesh.

Partia Demokratike ka tashmë simbolet e përfaqësimit, statusin si partia kryesore e opozitës, marrëdhëniet ndërkombëtare më solide se kurrë, kursin e ripërtëritjes të sapohapur dhe është në rrugën drejt suksesit të plotë dhe sa më të shpejtë.

Luftën nuk e kemi dhe nuk duhet ta kemi mes nesh.

Ne kemi vetëm një kundërshtar, vetëm një target, vetëm një synim, dhe ai është Edi Rama dhe shpëtimi i Korçës dhe i gjithë Shqipërisë prej tij.

Ne madje nuk kemi luftë as me socialistët e ndershëm, të cilët, ashtu si demokratët, gënjehen, sorollaten dhe manipulohen nga trimat e Rilindjes.

Edhe ata, ashtu si ne, i prek shtrenjtimi i jetës, çmimet që ngrihen, siguria e munguar, euroja që, kur ua dërgojnë të afërmit, vlen për fat të keq aq sa ç'vlente dhrahmia dikur.

Ata nuk kanë pasur sfidat tona politike, por kanë ndarë hallet e jetës së përditshme si korçarë dhe si shqiptarë.

Sfidat tona kanë kaluar nga rithemelimi te ripërtëritja, nga rreziku i zhdukjes te afirmimi si kokëfortësi e historisë, nga bllokada e gjithanshme te turet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bruksel, edhe në Strasburg të kryetarit Berisha.

Ne jemi gati për t'u kthyer në krye të punëve të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi punë për të bërë.

Detyra jonë është organizimi dhe ripërtëritja. Ripërtëritja dhe organizimi.

Në çdo nivel, pa dallim, pa kursim, pa hatërmbetje.

Pa shikuar mbrapa, por vetëm përpara.

Pavarësisht eksodit, lodhjes, mërzitjeve dhe frustrimit, Korça dhe Partia Demokratike i kanë ende burimet njerëzore, kualifikimin, shtysat, edhe më shumë idealizmin, që, duke harmonizuar përvojat dhe kontributet e gjithësecilit me freskinë dhe energjinë e të rinjve, ta kthejmë PD-në e Korçës dhe Korçën e PD-së në Korçën e të gjithëve, në shkëlqimin dhe vendin që meriton.

Jo duke pasur një përfaqësues apo dy në Tiranë, por duke ia bërë të qartë Tiranës se, për korçarët, kryeqyteti është Korça.

Rroftë Korça, rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote