Policia pastron bulevardin nga protestuesit, forcat RENEA dislokohen te Kryeministria
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal me pronën private dhe transparencën institucionale.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli thotë se në zonën e Kodër Babrru, në Tiranë, banorët akuzojnë kompaninë “KAYO” për përvetësim të paligjshëm të tokës dhe mashtrim mbi natyrën reale të investimit që po zhvillohet pranë banesave të tyre.
Vangjeli thotë se bëhet fjalë për pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura në kadastër si pronë e familjes Dervishi, të cilat sipas banorëve janë kaluar në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes për llogari të kompanisë “KAYO”, pa transparencë dhe pa sqarim publik.
“Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë. Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre. Nuk ka tabelë informuese për kufizimet. Nuk ka shpjegim publik. Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë”, thuhet në deklaratën e PD.
Banorët dyshojnë se pas këtij përshkrimi fshihet ndërtimi i një fabrike municionesh dhe një njësie për demontimin e armëve, aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara.
Vangjeli thekson se “Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë”.
DEKLARATË PËR MEDIA ZËHËNËSJA ANTIKORRUPSION, GENTA VANGJELI
Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru.
Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi
Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.
Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.
Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.
Nuk ka tabelë informuese për kufizimet.
Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata.
Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.
Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.
Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit.
Kanë depozituar edhe kallëzim penal.
Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe kanë shumë të drejtë….
Kjo nuk është një çështje lokale.
Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.
Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve.
Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme.
Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë.
Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji .
Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton.
Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Pr...
Në një seancë maratonë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar...
Gazetari Artan Hoxha tregoi sot se sipas informacioneve të tij, kryeministri Edi Rama i ka shtuar masat e sigurisë për veten. I ftuar në ...
Një grup udhëheqësish botërorë, kryesisht shtypës dhe autoritarë, dhe të dërguarit e tyre fluturuan për në...
Analisti Andi Bushati ka folur për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, ku mori pjesë edhe Edi Rama. Bushati tha se,...
Shoqërimi në polici i një qytetari në Durrës, vetëm pse i drejtoi një batutë kryeministrit Edi Rama, në protes...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar sistemin shëndetësor në vend, duke sjellë në Kuvend rastin e nj&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipëris&...
Bëmat e kryeministrit Edi Rama me “Diellën”, ministren virtuale të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, vijojn...
Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidentja e Kosovës ishin midis liderëve të shteteve pjesëmarrëse të Bordit të Paqe...