Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë në Spanjë, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari nga Mamurrasi! Përdorte tre identitete
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...

Nuk kanë munguar sërish replikat mes ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas një ndërprerjeje në fjalën e deputetit. Sapo mori fjalën, Manja u shpreh se po i drejtohej Peleshit për një “ndjesë me mikrofon”, duke iu referuar një situate të mëparshme në sallë, ku sipas tij kishte kërkuar falje pa mikrofon.
“Ndjesa ime pa mikrofon është më e fortë se cinizmi yt me mikrofon”, tha Manja, duke shtuar se ndërhyrja e tij lidhej edhe me pamundësinë për të replikuar më herët gjatë debatit. Ai theksoi se, megjithëse rregullorja e Kuvendit nuk lejon replika në atë moment, ekziston mundësia e mirëkuptimit mes kolegëve për ndryshimin e radhës së fjalës, gjë që sipas tij nuk u respektua.
Gjatë fjalës së tij, Manja iu rikthye edhe debatit politik me opozitën, duke përmendur kreun e PD-së Sali Berisha, të cilin e akuzoi për përdorimin e gjuhës së ashpër dhe të konfliktit politik ndër vite. Sipas tij, përballja me një figurë me eksperiencë të gjatë politike kërkon më shumë se rregullore parlamentare, duke iu referuar “rregullores personale” të çdo politikani në debat.
Në fund të replikës, Manja u shpreh se reagimi i tij ishte i nevojshëm për të sqaruar situatën e krijuar në sallë. “Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike simes pa mikrofon të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit dhe sigurisht nuk lejohet replika, por e drejta për të ndryshuar radhën në mirëkuptim me kolegët dhe ju, ekziston. Ju nuk e patët këtë mirëkuptim dhe e mirëkuptoj sepse nuk është e lehtë të përballesh me një dinozaur politik si Sali Berisha që ka 40 vjet që mbijeton në politikë me mjetet që di të përdorë më mirë: intrigën, presionin, baltën, shpifjen, shantazhin, shto tani në fund edhe gradën shkencore non grata. Që të përballesh me këtë nuk të vjen në ndihmë rregullorja e Kuvendit sesa rregullorja jote”, tha Manja.
Nga ana e tij, Peleshi u përgjigj shkurt se nuk e lejon rregullorja të replikojë në atë moment, por shtoi se do t’i analizojë deklaratat e Manjës për të reflektuar më tej mbi qëndrimin e tij.
Seanca parlamentare e dedikuar procesit të integrimit evropian u shndërrua në një arenë përplasjesh të ashpra politike, ku op...
Ne oborrin e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi: "Këta individë nuk kanë asnjë interes absolutisht në procesin e integrimi...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro an&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfë...
Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri pre...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar që ndërkohë që në sencë plenare po diskutohet në lidhje ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka qenë i ashpër në Kuvend, ku kërkoi transparencë për raportin e IBAR-it, ndërsa poho...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërriste në seanc&e...
Ish kryeministri shqiptar dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë thirrje për të marrë pjesë në pro...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar qeverinë dhe duke e cilësu...