POLITIKE

Mësuesja nga Kuçova: Jam kërcënuar se do vija tek foltorja e PD-së, më është zënë në gojë familja

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 20:47
Mësuesja nga Kuçova: Jam kërcënuar se do vija tek foltorja

Në foltoren e përjavshme të opozitës të mbajtur përballë Kryeministrisë,Erisilda Hoxha nga Kuçova ka denoncuar problematikat e thella që kanë mbërthyer komunitetin e saj.

Arsimtare dhe përkthyese me profesion, u ngjit në podium për të rrëfyer realitetin e hidhur të qytetit të saj, duke nisur nga varfëria ekstreme dhe duke përfunduar me kërcënimet që ka marrë për shkak të aktivizmit të saj me PD-në.

"Rama nuk është kryeministri jonë, sepse të jesh kryeministër duhet të jesh i votuar me të drejtë. Të jesh kryeministër do të duhet së paku, të përballesh me qytetarët. Kisha bërë gati fjalë sot, por e kam ndërruar 100 herë rrugës për shkak të mesazheve që më vinin vazhdimisht nga qytetarë kuçovarë, të cilët donin që të referohej sot problematika e tyre. Dhe besomëni, problematikat në një zonë aq të vogël sa Kuçova janë aq të mëdha dhe varfëria është ulur aq këmbëkryq, saqë nuk dalin të gjitha minutazhet televizive për t'i bërë publike ato.

Në Kuçovë më vjen keq por nuk punohet dhe për këtë arsye qytetarët në 2023-shin zgjodhën si alternativë opozitën e bashkuar. De facto, ne kemi arritur që për 30 vjet ta thyejmë atë bastion të majtë. Dhe de facto, pavarësisht formulave dashakeqe rilindase për të vjedhur karriget, ne e gëzojmë sot moralisht Kuçovën në tre njësi të fituara dhe në tre lagje nga pesë. Përpos kësaj, doja të flisja për problemin më madhor që e gjen kudo në Shqipëri, që janë mbetjet urbane.

Sa lekë të shpenzuara. Në Kuçovë, ne kemi një landfill, i cili nuk e di se cili ekspert inxhinierik e mendoi që të ndërtohet në bankinat e lumit dhe jo më larg se tre muaj, landfillin na e mori lumi, na e derdhi në det me gjithë mbetjet. Dhe jo më larg se zonave të banuara 300 metër. Nuk e di nëse ka nëse ka organizatë botërore për mjedisin që e pranon këtë këtë landfill që ne kemi në Kuçovë, që bëhet shkak për të përmbytur toka të tëra dhe toka pjellore.

Jam shumë mirënjohëse që këtu ka ende qëndrestarë.

Sot kur unë kam nxjerrë njoftimin që do vij këtu të them këtë fjalën e thjeshtë qytetare kuçovare, unë jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja dhe ja kthej përgjigjen sot.

Unë përderisa kam marrë përsipër këtë qëndresën, do t'i shkoj deri në fund dhe në zgjedhjet e ardhshme, në 2027, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Partinë Demokratike që ne e kemi në Kuçovë, duke i falenderuar ata çuna dhe goca që janë të jashtëzakonshëm aty, ne do arrijmë të sjellim fitoren.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?