POLITIKE

‘Na hoqe trurin’/ Muçollari: Shqipëria po zbrazet nga mendja, ky sistem po na lë pa rini dhe pa shpresë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 10:26

‘Na hoqe trurin’/ Muçollari: Shqipëria po zbrazet nga

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, ka denoncuar ikjen masive të të rinjve dhe profesionistëve nga Shqipëria, duke iu referuar raportit të BERZH-it që tregon se mbi 23% e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar gjatë viteve 2023–2024, ndërsa vetëm 2–3% janë kthyer.

Sipas tij, kjo është pasojë e mungesës së perspektivës, korrupsionit dhe pamundësisë për ndryshim përmes votës, duke e kthyer ikjen e trurit në alarm kombëtar.

Reagimi i plotë:

Na hoqe trurin!

Është një shprehje e thjeshtë shqiptare, e lindur nga nervi dhe pafuqia njëkohësisht. Kur dikush të ka çuar në kufijtë e durimit.
Përshkruan më mirë se çdo statistikë një realitet të rëndë: një qeverisje që po ia heq trurin vendit të vet.

Raporti i BERZH-it, i paraqitur disa ditë më parë, konkludon se gjatë viteve 2023–2024, mbi 23% e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar nga Shqipëria, ndërsa vetëm 2–3% janë kthyer. Po sipas këtij raporti, Shqipëria renditet më keq në rajon për ikjen e trurit dhe po ashtu për rikthimin e tij.

Ikja e trurit nuk është thjesht pasojë e pagave të ulëta apo mungesës së vendeve të punës. Ajo ndodh kur s’ka perspektivë. Dhe perspektiva zhduket kur një shoqëri e kupton se ndryshimi është bërë i pamundur nëpërmjet votës.

Kush do ta kuptojë, e ka të qartë se për sa kohë shteti përdoret si instrument i një partie; për sa kohë korrupsioni shërben si mekanizëm pushteti; për sa kohë modeli ekonomik mbështetet te qarkullimi i parasë informale dhe kriminale; kur bandat dhe grupet kriminale kthehen në shtabe të qeverisë, zgjedhjet nuk mund të jenë as të lira dhe as të ndershme.

Pa zgjedhje reale, nuk ka rotacion politik.
Pa rotacion, pushteti mbetet i mbyllur dhe i pandëshkueshëm.

Në këto kushte, njerëzit ndihen të pafuqishëm. Dhe sovraniteti i tyre nuk vlen më. Dorëzohen, largohen.

Në vende të tjera të rajonit, profesionistët largohen, por edhe kthehen, sepse besojnë se sistemi mund të ndryshojë dhe se vota ka peshë. Në Shqipëri, largimi është pothuajse përfundimtar. Dhe kjo e bën dramatike situatën. Hendeku mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen është ndër më të thellët në gjithë hapësirën e BERZH-it.

Një i ri i arsimuar e kupton se puna dhe aftësia nuk mjaftojnë; sepse karriera varet nga lidhjet, jo nga merita; se as ushtrimi i vullnetit të lirë nuk ndryshon asgjë. Atëherë pyetja nuk është më “A ia vlen të rri?”, por “Pse të rri?”.

Ikja e trurit, edhe pse instrumenti i fundit i shoqërisë pasi ka dështuar me përpjekjet e tjera, është reagim racional ndaj një sistemi të mbyllur. Edhe pse mund të duket si shpëtim për dikë, kjo nuk mund të jetë zgjidhja kolektive.

Ky realitet përzënës sot nuk është fat, as short, as se “kështu na ra”. Është rezultat qeverisjeje, por edhe rezultat heshtjeje. Ikja e trurit është dështim i pushtetit, por edhe alarm për shoqërinë. Një alarm për një Shqipëri që po shuhet.

Dhe si një trup në agoni drejt shuarjes, lind nevoja për një terapi elektroshok.
E cila mund të jetë e dhimbshme, por e domosdoshme për të shkundur një shoqëri që ka hequr dorë nga reagimi, duke i lënë terren sundimit, padrejtësisë dhe gjithë pasojave që kjo sjell.

Shqipëria duhet të ketë sërish një të ardhme. Kjo vjen kur gjithsecili prej nesh merr përgjegjësinë për të mos ia dorëzuar trurin, votën dhe shpresën një sistemi që i shpërfill. Kjo vjen kur secili prej nesh reagon fort dhe me shumë vendosmëri. Kur secili prej nesh prish rehatinë e ditës dhe nuk e këmben atë me të ardhmen që po na ikën para syve tanë çdo ditë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?