POLITIKE

Në aferën e Llogarasë, Abilekaj: Rama është urdhëruesi që të fitojë firma turke, Balluku është zbatuesja

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 17:22
Në aferën e Llogarasë, Abilekaj: Rama është

Çështja e pezullimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, që e konsideron vendimin e Gjykatës së Posaçme si një cënim të pushtetit ekzekutiv. Megjithatë, përtej betejës ligjore, debati ngre pyetje thelbësore mbi funksionimin e qeverisjes dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Sipas analistit Enton Abilekaj, kjo përplasje mes kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut synon të krijojë një precedent ligjor nëse një zyrtar i lartë mund të shkarkohet nga Gjykata e Posaçme. Por, sipas tij, ky precedent ka pak rëndësi praktike në një realitet ku pushteti ekzekutiv nuk është i diversifikuar.

I ftuar në intervistën e pasdites në SYRI TV ai argumenton se qeveria funksionon si një "qeveri e një njeriu të vetëm", ku ministrat nuk kanë fuqi reale dhe janë lehtësisht të zëvendësueshëm pa ndikuar në drejtimin e vendit, pasi të gjithë zbatojnë urdhrat e kryeministrit.

Duke u ndalur te rasti konkret, analisti e lidh pezullimin e ministres Balluku drejtpërdrejt me çështjen e tunelit të Llogarasë. Sipas tij, bëhet fjalë për një urdhër të dhënë nga kryeministri Rama dhe të zbatuar nga ministrja Balluku, një çështje që tashmë është nën hetim nga SPAK. Abilekaj thekson se opozita e ka artikuluar këtë si një "aferë Rama-Balluku", ku Rama është autori kryesor dhe Balluku është thjesht zbatuesja.

Analisti vë në dukje ironinë e situatës, ku kryeministri, i lidhur me afera të shumta si ajo e inceneratorëve apo sterilizimit, tani pozicionohet si mbrojtës i drejtësisë. Pyetja thelbësore, sipas Abilekajt, nuk është nëse do të pezullohet zëvendëskryeministrja, por nëse sistemi i drejtësisë ka pavarësinë dhe aftësinë për të hetuar dhe pezulluar vetë kryeministrin. Sfida e vërtetë për drejtësinë e re, përfundon ai, është të shkojë te burimi i problemit dhe jo të ndalet te "kurbanet" e niveleve më të ulëta.

Abilekaj:

Kjo është një çështje që në fakt, politikisht mund të flasim, se juridikisht i takon drejtësisë, nuk mund ta gjykojmë ne si konstitucionalistë nëse është një vendim i drejtë apo jo. Unë nuk do e marr përsipër ta bëj këtë gjë. Mendoj që kjo është një betejë ligjore mes Ramës, mes kryeministrit pra dhe Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut, për të ndarë, për të krijuar një precedent, a mund të shkarkohet një zyrtar si zëvendëskryeministri dhe ministri nga Gjykata Speciale.

Ky është një debat në fakt që neve nuk, përveç precedentit që krijon, në rastin konkret nuk na sjell asgjë, apo jo? Pse nuk na sjell asgjë? Sepse ne nuk kemi këtu një pushtet ekzekutiv të diversifikuar, ku pushtetet janë të ndara brenda ekzekutivit, që të themi se largimi apo jo i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë mund të peshojë në qeveri.

Jo, ne kemi një qeveri të një njeriu. Ministrat nuk kanë asnjë lloj fuqie dhe asnjë lloj pushteti dhe janë të gjithë të zëvendësueshëm brenda ditës dhe brenda orës dhe nuk ndryshon asgjë sepse të gjithë do zbatojnë urdhrat e Edi Ramës. Rasti në fjalë, që është bërë shkaku i hapjes së këtij debati, shkaku i pezullimit të Belinda Ballukut, është fare i qartë. Është një urdhër i Edi Ramës i zbatuar nga Balluku që po hetohet nga SPAK-u, apo jo?

Se ne kemi të bëjmë me një urdhër të Edi Ramës për të fituar, për firmën turke që duhet të fitojë tunelin e Llogarasë. Qartësisht po e artikulon opozita këtë dhe qartësisht po do ta artikulojë prapë sot përballë kryeministrisë, që është një aferë Rama-Balluku. Pra, Rama është kryesori, Balluku është zbatuesja. Dhe, ky është, këtu fillon çështja. Çështja fillon te kjo, që Edi Rama, një njeri që pa firmosur ka shkaktuar një valë aferash, si inceneratorët, sterilizimi, tuneli i Llogarasë dhe të tjera që ende nuk kanë filluar hetimet, bën sot partizanin e drejtësisë, bën partizanin e një njeriu të ndershëm dhe flet për kumbulla dhe fruta dhe perime që hahen mbrapa shpinës së tij, ndërkohë që është vetë ai autori.

Pra problemi është objektivi. Nuk ka rëndësi a u shkarkua apo jo zëvendëskryeministrja apo u pezullua. Rëndësi ka, a do të shkarkohet apo do të pezullohet kryeministri? A kemi ne sot një drejtësi e cila është e aftë, ose aq e pavarur, sa të mos na gënjejë me, me, me kurbane të nivelit të tillë, por të na çojë atje ku është e vërteta, atje ku është problemi. Në këtë rast na çon te kryeministri. A mund ta bëjë këtë drejtësia? 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?