POLITIKE

“Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte”/Andi Bushati: Këtë herë duhet pranuar se PD arriti ta grisë fasadën e normalitetit

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 20:24
“Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të

Nga Andi Bushati

Kuvendi i Shqipërisë theu një tjetër rekord, kur një senancë debati mbi programin e qeverisë, e palanifikuar për të zgjatur mbi 25 orë, u mbyll për 25 minuta. Deputetët socialistë nuk dëgjuan as kryeministrin, as ministrat e veçantë për objektivat e tyre kontkrete, as oponëncën që mund ti bëhej atyre, por votuan si dele duke krijuar një precedent të pa ndodhur në këto tre dekada të post komunizmit.

Ndonëse nuk ka shumë rëndësi, kronika e asaj që ngjau mund të përmblidhet thjeshtë. Kryeministri vendosi që për shou Kuvendit ti drejtohej me një fjalim edhe ministrja e krijuar me IA, “Djella”. Opozita protestoi duke e quajtur këtë shfaqe në kundërshtim me rregulloren e parlamentit. Ata filluan të bërtasin e të hedhin fletë mbi tribunën e qeverisë. Rama i bezdisdur i kërcënoi: “nëse s’më lini të vijoj do shkoj direkt në votim”. Pra për të s’ kishte rëndësi, as detyrimi për të shpalosur programin, as interesi i qytetarëve për ta dëgjuar atë, as senaca, gjoja demokratike, e diskutimeve. Mesazhi qe i qartë: nëse nuk i’u pëlqen skenari im, unë iu heq dhe të drejtën e prezencës në parlament duke e kthyer atë thjeshtë në një institucion formal ku vetëm votohet.

Kështu u bë. Socialistët ngritën 82 kartona. Shqipëria u bë me program qeverisës katër vjeçar dhe të gjithë u shpërndanë. Fakti se shefi i qeverisë u mërzit nga ndërhyrjet jashtë radhe dhe zëri i lartë i Gaz Bardhit dhe Klevis Balliut, qe i mjaftueshëm që Taulant Balla ta kërkonte, Niko Peleshi ta zbatonte dhe të gjithë të tjerët ta votonin asgjesimin e një senace të rregullt, duke e kthyer Kuvendin në noter formal të tekave të Edi Ramës.

Natyrisht, që në një situatë të tillë do të jenë të shumtë ata që do të thonë se ishte më keq që ndodhi kështu. Se një parlament i tillë, që shërbën vetëm për të ngritur kartonat, është tejet i ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Se opozitës nuk iu la mundësia të thoshte fjalën e saj në tribunën më të rëndësishme ku i dëgjohet zëri. Se publiku humbi mundësinë të informohet me pluset dhe minuset e asaj që e pret në këto katër vite. Por të gjitha këto janë argumenta që kanë vlerë vetëm për indiferentët apo të verbërit që jetojnë me iluzionin se ne gjendemi ende në demokraci. Po, në një sistem të tillë ky debat do kishte vlerë.

Por ama në regjimin autokratik nën të cilin ndodhemi sot, ku nevojat personale dhe kapriçot apo tekat e një njeriu të vetëm kanë marrë fuqinë e ligjit, ajo që ngjau në Kuvend, këtë të enjte, është fiks gjëja e duhur.

 

Nuk ka rëndësi nëse ajo ishte një tentativë për kurth nga Edi Rama në të cilën opozita ra brenda me dy këmbënt, apo krejt në të kundërt, se ishte PD-ja ajo që e provokoi këtë situatë të pazakontë. Përfundimi është i njëjtë: seanca ku duhej të diskutohej buxheti ritregoi se ne nuk kemi më një parlament normal. A mund të gjendet një i tillë, në një vend që konsiderohet demokratik, që t’i kushtojë programit të qeverisë vetëm disa minuta? A mund të gjendet një i tillë ku qefprishja e kryeministrit të përcaktojë vijimin e diskutimeve dhe debatave?

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi sot është pasqyra më reale e asaj që po jetojmë. Në një parlament të dalë nga farsa e 11 majit, ku nuk do të mungojnë skena të përdhosjes së opozitës si në të kaluarin (mohim antiligjor për ngritje komisionesh hetimore, dhe zhvillim mocionesh apo interpelancash) nuk ka pse ruhet një fasadë e rreme normaliteti. Prandaj dhe ata që i qajnë hallin opozitës se mbeti pa folur, apo se humbi mundësinë e një tribune prej nga mund të shndriste me kriticizmin e saj e kanë gabim.

 

Detyra reale e PD, të cilën nuk dihet sa do të ketë këllqe ta realizojë, nuk është të shërbejë si alibi, se jetojmë ende në demokraci, por që të shkallmojë me çdo mjet mbajtjen në këmbë të kësaj fabule të soforcuar. Këtë herë duhet pranuar se këtë qëllim e arriti, paçka se më shumë sesa për meritën e saj, falë humorit të prishur të një autokrati tekanjoz, të cilin nuk e mbajnë më as nervat për të vazhduar teatrin e demokracisë me gjasme. /Lapsi.al

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë