POLITIKE

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2026, 13:26

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po

“Dominimi i Edi Ramës po lëkundet”, me këtë konstatim e nis media spanjolle  “The Objective”  artikullin e saj për situatën politike në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes protestat e opozitës, hetimet për korrupsion dhe projektet e mëdha që kanë shkaktuar debat publik.

Sipas medias spanjolle, protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 127-të radhazi, ndërsa tubimet përpara rezidencës së kryeministrit në Tiranë janë kthyer në një nga shenjat kryesore të pakënaqësisë ndaj qeverisë.

“The Objective” shkruan se protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa në tubime dëgjohen slogane si “Rama në burg”, “Poshtë narkoshteti” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Një pjesë të rëndësishme të artikullit zë edhe çështja e Belinda Ballukut. Media spanjolle e përmend ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministres së Infrastrukturës si një prej figurave të larta të përfshira në hetimet për kontrata publike.

Sipas “The Objective”, bëhet fjalë për kontrata rrugësh dhe tunelesh me vlerë rreth 190 milionë euro, ndërsa ndaj Ballukut janë ngritur dyshime edhe për korrupsion dhe pastrim parash. Këto janë pretendime të pasqyruara nga media spanjolle në bazë të zhvillimeve hetimore në Shqipëri.

Në panoramën e çështjeve që po tronditin politikën shqiptare, artikulli përmend edhe ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila, sipas tij, ndodhet në arrest shtëpie nën dyshimin se ka nxjerrë informacion të klasifikuar. Media spanjolle shkruan gjithashtu se Hyseni dhe një person i dyshuar në dosje kanë komunikuar 87 herë brenda gjashtë muajve.

SPAK merr një tjetër hapësirë të rëndësishme në artikull. “The Objective” e përshkruan strukturën shqiptare si institucionin që po përballet me një numër në rritje të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, duke përfshirë korrupsionin politik, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe grupet kriminale.

Në këtë kontekst, media spanjolle përmend edhe informacionet e ardhura nga Shtetet e Bashkuara. Sipas artikullit, FBI-ja ka mbërritur në Tiranë dhe u ka dorëzuar autoriteteve shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drogës, zhvillim që, sipas “The Objective”, ka ngjallur interes në qarqet shqiptare të drejtësisë dhe medias.

Dominimi i Edi Ramës në Shqipëri po lëkundet. Protestuesit janë thirrur të marrin pjesë këtë të diel në protestat e përditshme, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e 127-të radhazi, përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit në Tiranë.

Ditët e fundit, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë një “sistem totalitar të korruptuar” dhe kërkojnë “ndalimin e Ramës” dhe “ndalimin e Belindës”, duke iu referuar Belinda Ballukut, ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, e cila po hetohet për manipulimin e kontratave publike për ndërtimin e rrugëve dhe tuneleve, me vlerë 190 milionë euro. Ajo po hetohet gjithashtu për marrje ryshfeti, përfshirë një vilë luksoze, si dhe për pastrim parash.

Një ish-president i republikës ballkanike, një ish-kryeministër, dy ish-zëvendëskryeministra, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe disa zyrtarë të lartë të agjencive me buxhete të mëdha publike janë dërguar në gjyq, janë burgosur ose përballen me procese gjyqësore.

Që prej muajit të kaluar, ish-drejtuese e Inteligjencës së vendit, kosovarja Vlora Hyseni, ndodhet në arrest shtëpie, pasi dyshohet se i ka përcjellë informacion të klasifikuar lidhur me një prej çështjeve të korrupsionit një personi në arrati, me të cilin kishte një marrëdhënie të ngushtë. Sipas artikullit, të dy kanë komunikuar me telefon 87 herë brenda gjashtë muajve.

Mungesa e pavarësisë së drejtësisë është një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, por prokurorët dhe gjyqtarët kanë vijuar hetimin e pushtetit politik. Ashtu si Audiencia Kombëtare në Spanjë, SPAK-u, struktura shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po përballet me një rritje të numrit të çështjeve që lidhen me korrupsionin politik, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe grupet kriminale.

Rama është një aleat i ngushtë i kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez. Kreu i Partisë Socialiste shqiptare e përmend shpesh miqësinë e tij personale me homologun spanjoll, të cilin e ka cilësuar si “një njeri të mençur dhe me integritet të padiskutueshëm”. Rama i shprehu mbështetjen Sánchez-it kur ky i fundit mori pesë ditë kohë për reflektim, pas problemeve gjyqësore të bashkëshortes së tij, Begoña Gómez.

“Mos u dorëzo kurrë”, shkroi Rama në Twitter, duke kritikuar “manipuluesit e fakteve”. Nga ana e tij, kryeministri spanjoll ka vlerësuar “vullnetin reformues” të homologut shqiptar, ndërsa Moncloa ka theksuar “marrëdhënien e mirë” mes dy qeverive. Gjatë gjashtë viteve të fundit, dy liderët janë takuar të paktën shtatë herë.

Ditët e fundit, protestuesit kanë ngritur zërin kundër “mafies” së Ramës, krimit, korrupsionit dhe sundimit të “oligarkëve” që kontrollojnë ekonominë e vendit. Mes tyre ata përmendin familjen Kastrati, pronare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe të një rrjeti të gjerë pikash karburanti.

“Shqipëria kërkon revolucion” është një nga sloganet që përsëritet gjatë protestave.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit, me rritjen e turizmit në bregdet dhe transformimin e përshpejtuar urbanistik të kryeqytetit, kritikët akuzojnë qeverinë se po miraton me shpejtësi leje ndërtimi, duke krijuar mundësi që rrjetet e trafikut të drogës, përfshirë kartelin e Ballkanit, i cili sipas artikullit kontrollon një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së drogës në qytetet europiane, të pastrojnë miliarda euro përmes projekteve luksoze hoteliere dhe rezidenciale.

Dhjetëra rrokaqiej të përfunduar së fundmi ose ende në ndërtim kanë ndryshuar siluetën e Tiranës. Protestuesit i quajnë ato “kullat e kokainës”.

“Poshtë narkoshteti” është një tjetër slogan i dëgjuar gjatë protestave, të cilat në tubimet e para, sipas artikullit, mblodhën më shumë se 100 mijë persona.

Së fundmi, FBI-ja mbërriti në Tiranë dhe i dorëzoi drejtësisë shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drogës. Sipas artikullit, ky zhvillim ka ngjallur interes të madh në qarqet gjyqësore dhe mediatike.

Projekti i Sazanit, pika që mbushi kupën

Ajo që, sipas artikullit, ka përshkallëzuar pakënaqësinë shoqërore është një projekt i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, për ndërtimin e një resorti të madh luksoz.

Investimi prej 1.4 miliardë dollarësh lidhet me ishullin e Sazanit, një zonë natyrore e mbrojtur, e njohur për kolonitë e mëdha të flamingove, por edhe për pozicionin e saj strategjik në Mesdhe, me qasje të lehtë drejt Europës, Afrikës dhe Azisë.

“Shqipëria nuk shitet” është një nga sloganet e protestave, të cilat shqiptarët i kanë pagëzuar si “revolucioni i flamingove”.

Kryeministri ka argumentuar se qeveria e tij nuk po u dorëzon tokë publike investitorëve të huaj, por se investitorët e kanë blerë tokën nga pronarë privatë. Rama ka deklaruar gjithashtu se të ardhmen e projektit do ta përcaktojë vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe “jo rruga apo ideologjia”. Ai ka garantuar se projekti do të përmbushë kërkesat mjedisore të Bashkimit Europian.

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2030, por për këtë duhet të përafrojë kuadrin e saj ligjor me atë të BE-së, edhe në fushën e qëndrueshmërisë, luftës kundër korrupsionit dhe garantimit të standardeve demokratike.

Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe që në vitin 2017, dyshimet për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të atij viti shkaktuan një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, sipas Fondit Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2025, Rama arriti të përmirësonte rezultatin e Partisë Socialiste, duke siguruar më shumë se gjysmën e votave.

Nëse pakënaqësia shoqërore dhe çështjet gjyqësore nuk e ndërpresin para kohe legjislaturën, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në vitin 2029.

Deri atëherë, kreu i opozitës, ish-kryeministri konservator Sali Berisha, do të ketë mbushur 85 vjeç.

Për momentin, Rama refuzon të japë dorëheqjen dhe vijon axhendën e tij intensive ndërkombëtare. Vetëm këtë javë, ai priti në Tiranë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Politikani socialist është treguar pragmatik në politikën e jashtme dhe mes aleatëve të tij renditen liderë me profile të ndryshme, si Pedro Sánchez, Giorgia Meloni, Mohammed bin Salman dhe Benjamin Netanyahu.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime