Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk... Turqia planifikon universitetet trevjeçare për të nxitur martesat dhe rritur lindshmërinë Studimi/ Patatet mund të kultivohen në Hënë, janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e a... Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen... Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d...
KOSOVA

Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë

P
Piranjat19 November 2026, 14:36 · 2 min lexim
Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili prej dy ditësh po qëndron në banesën e tij në Prishtinë.

Kurti e cilësoi situatën në familjen Krasniqi si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke theksuar se në këto momente të vështira të gjithë janë pranë tyre.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur. Në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike, padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, është shprehur Kurti.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku është bashkuar me familjen për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.

 

Krasniqi është një nga të akuzuarit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku është dënuar me 25 vite burgim.

Vizita e tij në Kosovë vjen në rrethana të vështira familjare, ndërsa deklarata e Kurtit shpreh solidaritetin me familjen Krasniqi në këtë periudhë të vështirë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.