QKB anulon shitjen e 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës! (Mungon pëlqimi i BKT-së)
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të ndryshme. Shqipëria me nivel të lartë të personave në paraburgim
“Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit.
Vetë ali dhe vetë kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, tha ai.
Pjesë nga fjala:
Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi.
Mes të tjerash këto dite, kam rilexuar një raport të para disa kohësh, shkruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës mbi përdorimin brutal dhe masiv të paraburgimit në Shqipëri - një rekord negativ absolut i drejtësisë shqiptare, e cila e ka vendosur Shqipërinë në pozicionin më të keq në Europë, por jo thjeshtë në fund, por me dallim të frikshëm nga rajoni dhe nga pjesa tjetër e Europës, po se po.
Më lini të ndaj me ju disa pika kyçe të këtij raporti:
Së pari: Përdorim i tepruar dhe kohëzgjatje e pajustifikuar e paraburgimit
Shqipëria mban një nivel jashtëzakonisht të lartë të personave në paraburgim, me shifra që janë dukshëm shumë larg praktikave të vendeve të BE-së. Gjykatat e zgjasin rëndom masën e paraburgimit, pa asnjë arsyetim të individualizuar dhe pa treguar se vazhdimi i kësaj mase mbetet në mënyrë strikte i domosdoshëm dhe proporcional.
Së dyti: Cilësia e arsyetimit gjyqësor dhe kontrollit le shumë për të dëshiruar
Vendimet për paraburgim shpesh bazohen në nocione të paqarta ligjore (“arsye të rëndësishme”, “rrezik i veçantë”) dhe gjykatat kanë tendencën të përdorin formula standarde, pa bërë një vlerësim të mirëfilltë të çështjes. Raporti thekson kulturën e mangët të arsyetimit të thelluar.
Së treti: Mungesë dhe zbatim i paqëndrueshëm i masave alternative ndaj paraburgimit
Gjykatësit kanë tendencën ta trajtojnë paraburgimin si opsionin e parë, atë të shumëdëshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shpërfillur rëndom masat e tjera dhe shtoj, duke i mbushur burgjet me më shumë persona të padënuar se sa të dënuar, çka e bën Shqipërinë, një vend krejtësisht original në brutalitetin e vet.
Së katërti: Mosgarantimi i të drejtës së mbrojtjes
Korniza aktuale ende nuk garanton plotësisht aksesin efektiv te avokatit që në fazat më të hershme të procedimit. Disponimi i materialeve të çështjes mund të vonohet, dhe mungon regjistrimi sistematik audio/video i marrjes në pyetje. Gjithë këto para, gjithë këto fonde të dhëna në mbështetje të reformës në drejtësi dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sot e gjithë ditën merren në pyetje njerëzit pa video, pa audio. Pikëpyetje shumë e madhe kjo. Dhe kjo – thotë raporti - e dobëson aftësinë e mbrojtjes për të sfiduar ligjshmërinë e paraburgimit dhe përmbajtjen e akuzës.
E së fundi - nga pikat që unë kam nxjerrë, raporti është rrëqethës, po të kesh parasysh që është shkruar edhe me gjuhën shumë diplomatike të Këshillit të Europës - Dimensioni strukturor dhe kulturor
Edhe pse korniza ligjore shqiptare është në përputhje të përgjithshme, përgjithsisht me standardet evropiane në letër, vazhdojnë të jenë të pranishme prirjet për të supozuar nevojën për paraburgim, në vend të supozimit në favor të lirisë, dhe mungon praktika e zbatimit të masave proporcionale dhe të arsyetuara në mënyrë individuale. Kërkohet një ndryshim strategjik - përfshirë përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më i fortë nga gjykatat e apelit dhe një sistem funksional i masave alternative.
Duke cituar një raport të OSBE-së të vitit 2014, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Kurbin, se raportet nd&...
Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e mbajtur në Kurbin, kryedemokrati Sali Berishaka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkat&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me demokratët në Kurbin, ku është ndalur te &ccedi...
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Kurbini se Ergys Agasit iu gjetën 4 mln euro shishe vere. Berisha tha se Agasi është njeri i afë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur turin e “Foltores” në Kurbin, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë m...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë Rama dhe klikën e tij se po e zhbën Shqipërinë. K...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka ndalur turin e foltores në Kurbin. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te Belinda Balluku dhe pasuria ...
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës këtë të shtunë me demokratët e Kurbinit. Berisha ka folur për skan...
Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm nga demokratët e Kurbinit në takimin që po mbahet sot pasdite. Në godinë...
Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë. Në nj&eu...