POLITIKE

“Akt puçist antikushtetues i Ramaduros”, PD: Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, të ngrihemi kundër këtij precedenti të rëndë

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 13:36
“Akt puçist antikushtetues i Ramaduros”, PD: Rama bllokoi

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për akt “puçist dhe antikushtetues”, pasi lajmëroi se nuk do të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut para vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 22 janar.

Sipas PD-së, ndërprerja e procedurave në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve përbën pengim të drejtësisë dhe shkelje të Kushtetutës.

Opozita thekson se kërkesa e Prokurorisë bazohet në fakte dhe hetime për afera të mëdha financiare dhe nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra.

Në deklaratë, PD denoncon veprimet e qeverisë dhe u bën thirrje qytetarëve të reagojnë për mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres së tij, Lubi Balluku, sipas tij deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai shpalli këtë vendim pasi urdhëroi Peleshin dhe Ballën të ndërprisnin brutalisht, pa asnjë shkak, shqyrtimin në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut.

Ky është një akt tjetër tepër i rëndë, puçist dhe antikushtetues, një bllokim me çdo kusht i drejtësisë dhe i vendimeve të saj, një mbrojtje me çdo kusht e bashkëvjedhëses së tij, Lubi Ballukut, me 300 apartamente, 2 jahte dhe 14 supermarkete, etj., etj. Është një përpjekje e hapur për t’i krijuar kushte delinkentes Balluku që të prishë, fshehë dhe manipulojë çdo provë, si dhe të frikësojë, dhunojë apo blejë çdo dëshmitar.

Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut nuk ka absolutisht asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të vjedhjeve mbi 1.2 miliardë euro, bazohet në hetimin e aferave të tjera si Unaza e Madhe e Tiranës me 450 milionë euro vjedhje, si dhe në gjetjen e 300 apartamenteve, dy jahteve dhe 14 supermarketeve të të pangopurës së tij, Lubi.

Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama jo vetëm bllokon pushtetin gjyqësor, por merr gjithashtu pushtetin e Parlamentit, duke asgjësuar de facto këtë institucion, pasi Rregullorja dhe Kushtetuta e tij, në nenin 118, “për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg apo në shtëpi për ministrat dhe deputetët”, detyron Parlamentin dhe Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet të shqyrtojë menjëherë kërkesën e Prokurorisë dhe ta përfundojë brenda dy javëve raportin për ta paraqitur si pikë të parë të rendit të ditës në seancën e parë plenare pasardhëse.

Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama mbron veten e tij dhe vjedhjet e tij prej miliardash në mega-aferat e Tunelit të Llogarasë, Aeroportit të Vlorës, “Dubait” të tij të Durrësit, AKSHI-n, kopshtin privat të familjes së tij, etj., etj.

Por me këtë akt të paprecedent, narkodiktatori i Tiranës provokon në mënyrën më të ulët qytetarët e revoltuar shqiptarë, të cilëve me gjuhë brigandi u thotë se “ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim sa të duam, sepse ju jeni qenie inferiore dhe për këtë arsye nuk ekzistoni”.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë akt puçist të Edi Ramës dhe bën thirrje:

Në këmbë, qytetarë! Të mbrojmë nesër me guxim dhe vendosmëri ligjin dhe Kushtetutën, me revolta të fuqishme, për të shpëtuar sa më shpejt shqiptarët dhe Shqipërinë nga Ramaduro dhe regjimi i tij.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?