“Ushtria e Lulës”/ Si u kthye WhatsApp në armë elektorale për përmbysjen e zgjedhjeve në Brazil
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Opozita shqiptare duket se ka arritur një konsensus të brendshëm për një ndryshim rrënjësor të sistemit zgjedhor, një lëvizje që pritet të jetë pika qendrore e negociatave në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Partia Demokratike ka rënë dakord me aleatët e saj për një propozim konkret që synon të rrisë përfaqësimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe të minimizojë deformimin e votës.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, deputeti demokrat Ivi Kaso theksoi se në zemër të propozimit qëndron kalimi në një sistem proporcional kombëtar, ku e gjithë Shqipëria do të funksionojë si një zonë e vetme zgjedhore.
Propozimi, i mbështetur gjerësisht brenda koalicionit opozitar, tha Kaso, përfshin lista 100% të hapura, duke u dhënë mundësi votuesve të zgjedhin drejtpërdrejt kandidatin e tyre të preferuar, dhe jo vetëm partinë.
Për të hyrë në Parlament, partitë politike do të duhet të kalojnë një prag kombëtar prej 4%.
Arsyeja kryesore pas këtij ndryshimi, u shpreh Kaso, është nevoja për një përfaqësim sa më të drejtë, ku vullneti i zgjedhësve të përthyhet sa më pak.
Kjo, vijoi ai, vjen si përgjigje ndaj një humbjeje besimi të qytetarëve te politika, shkaktuar nga shkëputja e deputetëve nga votuesit. Megjithatë, sistemi i propozuar mbart edhe dilemat e tij. Duke e kthyer gjithë vendin në një zonë të vetme, lidhja mes deputetit dhe një territori të caktuar do të humbiste, duke rrezikuar llogaridhënien për çështje lokale.
Një pikë tjetër thelbësore e paketës opozitare është rikthimi i koalicioneve parazgjedhore në formatin e tyre origjinal.
Ivi Kaso u shpreh se Ndryshimet kushtetuese të njëanshme të vitit 2020 nga mazhoranca i hoqën partive mundësinë për të garuar me lista të veçanta brenda një koalicioni.
Opozita, tha Kaso, kërkon që çdo parti të ketë mundësinë të garojë me siglën dhe kandidatët e saj, dhe më pas mandatet të ndahen në mënyrë proporcionale brenda koalicionit.
Nga ana tjetër, ai shprehu rezerva lidhur me qëndrimin e mazhorancës, e cila flet për "lista të hapura" për kandidatët, por mban "lista të mbyllura" për partitë, duke i detyruar të shkrihen në një listë të vetme.
Negociatat nuk priten të jenë të lehta. Mazhoranca ka lëshuar sinjale se mund të pranojë ndryshimin e sistemit vetëm në këmbim të uljes së numrit të deputetëve në Parlament nga 140 në 101. Kjo çështje, bashkë me propozimet e opozitës, do të jetë në qendër të diskutimeve në tryezën e reformës.
Me një propozim të unifikuar në dorë, opozita i paraqet mazhorancës dy kërkesa kryesore: ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.
Fati i zgjedhjeve të ardhshme varet nga aftësia e palëve për të gjetur një gjuhë të përbashkët në tryezat e debatit politik.
PËR MË SHUMË NDIQNI DISKUTIMIN NË “ORA NEWS” NËN MODERIMIN E GAZETARIT BRAHIM SHIMA
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi theksoi se autoritetet amerikane kanë rrëzuar zyrtarisht akuz&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, komentoi raportin e fundit të “Transparency International”, ku Shqipëria ka p&eu...
Kuvendi miratoi sot një rezolutë që nuk i hyn në punë as dreqit, për integrimin e Shqipërisë në BE. Teksa procesi k...
Ish-drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë për hetimet që SPAK po bën ndaj saj dhe akuzat p&...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është përfshirë në skandale dhe është...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se sot Kuvendi ishte “më normal” se herët e tjera. Duke komentuar rezolutën e integrimit të vot...
Në një zhvillim të papritur, mazhoranca socialiste votoi në Kuvend me konsensus të përbashkët pozitë-opozitë n...
Ish-drejtoresha e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tender&eum...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila pak kohë më parë u divorcua zyrtarisht nga ish-presidenti Ilir Meta, ka marrë mbështetjen e Sh...