POLITIKE

Votimi i Rezolutës për Integrimin/ Abilekaj: Mungesa e Ramës, shmangie nga përballja me opozitën!

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 21:46
Votimi i Rezolutës për Integrimin/ Abilekaj: Mungesa e Ramës,

Në një zhvillim të papritur, mazhoranca socialiste votoi në Kuvend me konsensus të përbashkët pozitë-opozitë një rezolutë për integrimin.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj e sheh aktin e bashkëpunimit të mazhorancën, si një hipokrizi, kjo edhe për shkak të mungesës së Kryeministrit në seancën ku u votua dokumenti konsensual, i pari i këtij lloji.

Vetëm një javë më parë, theksoi Abilekaj, mazhoranca kishte refuzuar kërkesën e opozitës për të diskutuar pikërisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Teksti i rezolutës së miratuar përfshin pika kyçe të kërkuara vazhdimisht nga opozita, si lufta kundër korrupsionit, përfshirja e opozitës në institucione dhe rritja e llogaridhënies së qeverisë.

Por për analistin, elementi që e zbehu këtë akt konsensual ishte mungesa e Kryeministrit, i cili ishte i thirrur edhe në interpelancë, ku në vend që të ishte i pranishëm në Kuvend për votimin e dokumentit jetik për të ardhmen europiane të vendit, ai ndodhej në Gjermani në një ceremoni dekorimi.

Mungesa sipas Abilekajt, tregon një tendencë të Kryeministrit për t’iu shmangur përballjes direkte me opozitën dhe opinionin publik.

Abilekaj: Gjatë kësaj jave, me McAllister i shkoi komisioneres për zgjerimin, Marta Kos, dhe i kërkoi të interesohej nëse në Shqipëri kishte vërtet opozita të drejta në kontrollin e qeverisë për çështjet e integrimit apo jo. Pas letrës së siguruar, McAllister bëri një hetim paraprak si kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe si bashkautor i rezolutës së Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilën ne e diskutuam javën që shkoi, dhe i kërkoi Marta Kosit që të interesohej vërtetë dhe të mos fliste për përparim të Shqipërisë pa njohur situatën politike në Shqipëri. Në kohën kur opozita është e përjashtuar nga integrimi. Dhe ëh, ne e pamë se si javën që shkoi, po të enjten që shkoi, kërkesa e opozitës për të diskutuar rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku McAllister është kryetar, u refuzua nga parlamenti.

Pra, parlamenti e përjashtoi edhe njëherë, vetëm një javë para opozitën nga diskutimi për çështjet e integrimit. Sot çuditërisht shikojmë që mazhoranca ishte shumë e dashur shumë bashkëpunuese e të tjera e të tjera dhe bëri një rezolutë, teksti i së cilës dukej sikur ishte hartuar nga opozita. Domethënë, se aty flitet për korrupsionin, aty flitet për përfshirjen e opozitës në të gjitha institucionet, aty flitet për llogaridhënien e qeverisë. Ama, përtej tekstit të opozitës, kishte një problem që dukej që rezoluta ishte vetëm hipokrizi e mazhorancës. Se kryeministri që ishte i thirrur dhe në interpelancë, duhet të ishte aty dhe në votimin e një rezolute konsensuale për herë të parë për integrimin, nuk ishte prezent.

Kryeministri kishte shkuar me statusin e gruas së ndonjë tjetri, jo të Bilalët e radhës, te dekorimi i Dragit në Gjermani. Dhe ishte i vetmi njeri pa bexhë aty, sepse ishte i ftuar si gruaja ose bashkëshortja ose shoqëruesi i dikujt. Pa asnjë status. Ç'punë ka ky të shkojë tek Draghi? Sepse çdo të enjte gjendet nga një aktivitet. Mungesa e kryeministrit në seancë, për mendimin tim, ishte një arsye që rezoluta të mos votohej këtë javë. Votoj javës tjetër. Që të tregojë angazhimin i kryeministrit për të dhënë llogari para opozitës më në fund. Sepse nuk shkon që të diskutosh rezolutën dhe pastaj në interpelancë për shkrimin që kryeministri ka bërë me Vuçiçin në Frankfurt Allgemeine Zeitung, të dalë Ministri i Jashtëm dhe të thotë pse është bërë shkrimi nga kryeministri.

Kjo është mungesë totale e llogaridhënies. Kjo tregon që rezoluta është çështje hipokrizie. Është një letër që ata të gënjejnë McAllister dhe Komisionin e Jashtëm, kuptohet dhe të gjithë institucionet e interesuara që procesi i integrimit të jetë një proces konsensual i të gjitha palëve, kombëtar, jo partiak, jo qeveritar, që ne e kemi këtë vërtetë dhe ja ku është kjo rezolutë e vërteton këtë gjë. Prandaj ata e pranuan tekstin e Partisë Demokratike. Uroj, sepse rezoluta nuk është detyruese, rezoluta tregon vetëm angazhimin e palëve. Uroj që ky angazhim që ata morën mazhoranca socialiste të jetë më i fortë se sa kushtetuta dhe ligjet që ata i shkelin çdo ditë te rregullorja e parlamentit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?