Në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë të ditur se ky tubim do të jetë i ndryshëm nga herët e tjera, duke premtuar “më pak fjalë dhe më shumë aksion”.
Këlliçi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke u shprehur se ekzistojnë skenarë për të nxitur dhunë përmes provokatorëve dhe inskenimeve me flakadanë molotov nga vetë forcat e rendit.
Këlliçi: Presim një protestë ndryshe nga herët e tjera. Është protesta e katërt për këtë vit, por e pesta që kur ne kemi nisur serinë e protestave para selisë së organizatës kriminale që quhet Rilindje tashmë, selisë së Edi Ramës. Do të jetë një protestë ndryshe nga nga ato që keni parë më parë. Do të ketë risi. I ishte premtuar qytetarëve, opozitarëve, demokratëve një skenar tjetër, ishte premtuar një intensifikim dhe ajo do të ndodhë në fakt.
Të gjithë banditët e veshur me uniformë, sot edhe pak më parë unë kam qenë duke qarkulluar nëpër qytet edhe duke parë edhe postoblloqet që kanë ngritur, terrorin që po ushtrojnë ndaj të rinjve, ndalesat që i bëjnë qytetarëve që kanë vërshuar nga e gjithë Shqipëria për të ardhur në Tiranë dhe për të marrë pjesë në këtë protestë paqësore, të gjithë inskenimet që kanë planifikuar sërish do t'u dështojnë, por këtë radhë ka një ndryshim. Ka shumë pak fjalë dhe shumë aksion.
Çfarë do të thotë që do të jetë një protestë me temperaturë më të lartë, ajo që ne kemi premtuar, me qëndresë shumë herë më të fortë dhe me një mesazh që do ta shihni gjatë gjatë protestës që do të jetë sigurisht i drejtpërdrejtë për Edi Ramën.
Ajo që ka ndodhur deri tani me largimin e kontrolluar të Belinda Ballukut dhe zëvendësimin e saj me besnikët e saj, nuk ka aspak rëndësi për qytetarin e Tiranës, për qytetarin e Shqipërisë, për partinë Demokratike apo për këdo shqiptar që ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri. Për sa kohë ne nuk i shkojmë problemit në kokë, në themel, dhe themeli quhet Edi Rama, Shqipëria nuk mund të ketë zgjidhje, Shqipëria nuk mundet të ketë stabilitet dhe pa diskutim, e vetmja mënyrë që mos të largohen më miliona shqiptarë nga Shqipëria, po që të qëndrojnë.
Ajo që është problem në protestat e fundit, është vënë re një tentativë e Policisë së Shtetit, e kësaj organizate kriminale që sot drejtohet nga një njeri që nuk ka as çertifikatë sigurie, që sot drejtohet nga banditë të cilët janë gjatë gjatë ditës në shërbim të plotë të krimit të organizuar, të karteleve dhe të bandave, dhe të kriminelëve. Ajo që pritet të ndodhë sërish janë ëh skenarë të ndryshëm të nxitjes së përplasjeve, siç ndodhi me një person me probleme, në fakt edhe psikike, protestën e kaluar, me futjen në turma të personave që provokojnë protestuesit paqësorë, apo dhe me inskenimin me hedhjen e molotovëve vetë fillimisht nga forcat e Policisë së Shtetit apo personat e veshur civilë, që në fakt janë punonjës të Policisë së Shtetit.
Skenaret që rrethohet Partia Demokratike nga persona me kapuç në kokë, që dhunojnë, ofendojnë, kërcënojnë protestuesit, ëh kanë marrë fund dhe ne do t'i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë dhe një për një çdokujt banditi që tenton të intimidojë qoftë dhe një individ të vetëm.
Skenaret sikur Partia Demokratike po përgatit të rinj apo po rekruton minorenë, apo po keqpërdor të rinjtë për t'i për t'i përdorur ata në konflikt të dhunshëm me policinë e shtetit, i keni parë të dështojnë në çdo protestë. Falë prindërve që i kanë shoqëruar ata të mitur që janë arrestuar. Falë dëshmive të vetë tyre, keni parë se si të miturit e arrestuar, të miturit e dhunuar dhe të rrahur nga Policia e Shtetit, nuk kanë as edhe një lidhje, në pjesën dërrmuese, qoftë me Partinë Demokratike, pra mund të kenë qenë kalimtarë rastësorë, apo kanë dalë protestues vetë, sepse kanë hallet e tyre, por keni parë që ata në asnjë moment nuk kanë patur as edhe një ndikim apo shtysë nga asnjë zyrtar i Partisë Demokratike për të ndërmarrë ndonjë akt dhune.
Përkundrazi, dhuna disproporcionale e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të rinjve dhe qytetarëve, ka hasur limite të panjohura më parë.
Kështu që, thënë këtë, ne jemi koshientë që Edi Rama tenton me çdo kusht të ketë një konfrontim mes protestuesve paqësorë dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, një pjesë e tyre që janë sot ushtarë të krimit të organizuar. Por jemi të vendosur për të mos ta lejuar këtë skenar të shkojë deri në fund.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Shkurt13:59
Berisha tregon skenarin e protestës: Do të jetë e pandalshme deri në largimin e Ramës
Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillime të forta në protestën e opozitës që p...
POLITIKE
28 Shkurt13:13
Berisha: Dorëheqja e Ramës dhe largimi i tij nga pushteti, është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen
Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale theksoi se dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti &e...
POLITIKE
28 Shkurt13:02
Berisha: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut! Revolta jonë e vuri me shpatulla pas murit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal te ndyshimet ...
POLITIKE
28 Shkurt12:52
Berisha: Ne e kemi vënë përpara regjimin, luftën do e fitojmë me kryengritjen tonë të qëndrueshme
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale tha se protesta dhe kryengritja paq&...
POLITIKE
28 Shkurt12:21
'Milionat e Lanës i mori lumi', Xhixho denoncon korrupsionin në trajtimin e ujërave të zeza: Mjedisi nuk është pronë private
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale shkruan se “Milionat p&eu...
POLITIKE
28 Shkurt11:41
‘Vëllezërit’ Rama - Vuçiç i shkruajnë letër BE-së: Nuk duam të hyjmë në union si të tjerët!
Është bërë edhe njëherë tjetër fakt thënia e famshme e gazetarit gjerman, Martens, i cili e ka cilësuar Edi Ram&e...
POLITIKE
28 Shkurt08:52
Sot protesta e opozitës! Çfarë pritet të ndodhë sot pas "shkrirjes" së kabinetit qeveritar?
Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00.
Në fokus të tubimit mb...
POLITIKE
27 Shkurt23:34
“Drejtësia mbetet problem në Shqipëri”, Zef Mazi: Integrimi në 2029? Nuk është mbyllur asnjë kapitull, data vlen për arsye politike
Ish-kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi, shprehet se drejtësia mbetet sfida kryesore e Shqipërisë në procesin e anë...
POLITIKE
27 Shkurt23:16
Rama dhe Vuçiç “letër” BE/ Dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Në një opinion të përbashkët të botuar në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët s...
POLITIKE
27 Shkurt21:55
Shkarkimi i Ballukut/ Plas hapur ‘lufta’ brenda PS në Fier
Shkarkimi i Belinda Balluku nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres nga ana e kryeministrit Edi Rama ka ndezur një përplasje të...