Gazetari Lutfi Dervishi ka kritikuar mënyrën se si funksionojnë partitë politike në Shqipëri, duke e lidhur cilësinë e demokracisë me organizimin e brendshëm të tyre.
I ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Dervishi tha se problemi nuk lidhet vetëm me sistemin zgjedhor, por edhe me kulturën politike dhe mënyrën se si janë ndërtuar partitë.
Sipas tij, demokracia nuk mund të funksionojë nëse partitë politike përqendrohen rreth një lideri, ndërsa hapësira për të tjerët mbetet e kufizuar.
“E keqja s’është thjesht dhe vetëm te sistemi, është kulturore, në mentalitet, mënyra se si është jeta politike, se si janë organizuar kështjellat e demokracisë, që quhen parti politike. Në qoftë se kemi parti sulltanësh, që është lideri, ka 25 vende bosh, dhe i 26-ti guxon që të thotë mirëmëngjes, nuk ke të garantuar demokracinë”, u shpreh Dervishi.
Gazetari solli në vëmendje edhe mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve brenda vetë partive, duke argumentuar se mungesa e proceseve të rregullta demokratike në to ndikon edhe në pritshmëritë për zgjedhjet politike.
“Nëse në një parti nuk bëhen zgjedhje, në një parti tjetër ka akuza se vetë brenda, kur bëhen zgjedhjet, ka parregullsi, ti s’mund të presësh rregullsi në zgjedhjet e tjera”, tha ai.
Në përfundim, Dervishi theksoi se Shqipëria duhet të kapërcejë perceptimin se nuk është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të mira.
"Problemi i Shqipërisë është që ne duhet të tejkalojmë damkën që nuk bëjmë dot zgjedhje të mira”, përfundoi gazetari.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Tetor22:12
Rama në zyrën e tij, protestuesit mblidhen para kryeministrisë
Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit e ditës së 130 të revoltës qytetare, janë mbledhur para Kryeministrisë, nd...
POLITIKE
7 Tetor21:21
“Parlamenti i krimit”, protestuesit ‘parakalojnë’ para Kuvendit
Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuve...
POLITIKE
7 Tetor20:47
“S’ka pasur ballafaqim përpara hartimit të projektligjit”/ Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun
Një ditë përpara votimit në Kuvend për Hartën e re Territoriale, Arbjan Mazniku ka shpjeguar sërish se si do të funksion...
POLITIKE
7 Tetor20:25
“Shqipëria kërkon revolucion”, thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës
Vazhdon protesta e 130-të kombëtare kundër qeverisë sot më 7 tetor.
Protestuesit vijojnë që të marshojnë në r...
POLITIKE
7 Tetor20:18
“Kryeministri, projekte kriminale”, Sazan Guri: Qeveria kërkon të dëbojë shqiptarët, mos ta lejojmë shpopullimin
Ambientalisti Sazan Guri, në fjalën e tij në protestën e 130-të kundër qeverisë deklaroi se kryeministri po miraton projekte ...
POLITIKE
7 Tetor20:17
Harta territoriale e Ramës/ Meta: Kush voton pro shpopullimit, do shënohet në librin e turpit të historisë
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje për t’i thënë ndal reformës së njëanshme t...
POLITIKE
7 Tetor20:17
“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama është duke shkat&...
POLITIKE
7 Tetor19:37
Plani i Ramës nuk ndalet/ Gazetari Bushkolaj paralajmëron: Në 2030 do të fshihen nga harta edhe këto bashki
Gazetari Elkier Bushkolaj në studion e “Task Force’ në Syri Tv paralajmëron planin e Edi Ramës për heqjen e bashkive ...
POLITIKE
7 Tetor19:24
“Veliaj e drejton Tiranën nga paraburgimi”/ The Telegraph për kryebashkiakun: Po përdor inteligjencën artificiale për të folur me qytetarët
Media prestigjioze britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të veçantë kryebashkiakut të Tiranës, Erion ...
POLITIKE
7 Tetor18:22
Projektligji për mjedisin ngre pikëpyetje për standardet e BE-së
Një projektligj i Ministrisë së Mjedisit për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, i paraqitur si pjesë e përafrimit ...