Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë! “Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Par... Si ta kuptojmë nëse inteligjenca artificiale po bëhet e vetëdijshme? Durrës/ PD denoncon asfaltimin selektiv në ish-Kënetë: Punime pa transparencë dhe standarde teknike
AKTUALITET

Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës

P
Piranjat21 November 2026, 12:42 · 2 min lexim
Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte

Një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të kokainës është goditur nga autoritetet spanjolle, pasi tentoi të fuste 303 kilogramë kokainë përmes portit të Algecirasit. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se drejtuesi i dyshuar i rrjetit raportohet se e kishte koordinuar operacionin nga burgu në Shqipëri.

Sipas një investigimi të publikuar nga gazeta spanjolle “Levante-EMV”, bosi i dyshuar, i identifikuar me inicialet I.Z., kishte organizuar në distancë futjen e ngarkesës së drogës, e cila do të shërbente si provë për hapjen e një rruge të re trafikimi drejt Europës.

Kokaina ishte fshehur në 28 kuti, mes paletave me mish pule të ngrirë, brenda një kontejneri të nisur nga porti i Itajait në Brazil. Ngarkesa mbërriti në portin e Algecirasit më 17 nëntor, me anijen tregtare “Maersk Lota”.

Sipas hetimeve, droga do të nxirrej nga kontejneri dhe do të transportohej drejt një vile në zonën e Los Barrios, pranë Algecirasit. Aty pritej të bëhej dorëzimi i saj, por policia ndërhyri në momentin kur të dyshuarit po ngarkonin kokainën në automjete.

Në kuadër të operacionit u arrestuan gjashtë persona, katër prej tyre shtetas shqiptarë. Mes të ndaluarve janë edhe drejtuesi i dyshuar i rrjetit në Spanjë dhe krahu i tij i djathtë, të cilët jetonin prej vitesh në Valencia.

Hetuesit dyshojnë se drejtuesi kryesor i organizatës, i cili ndodhet në Shqipëri, është xhaxhai i personit të arrestuar në Spanjë. Ai kishte precedentë të mëparshëm për trafik droge dhe ishte ekstraduar në Shqipëri pas një arrestimi të mëparshëm në Spanjë.

Më tej, sipas “Levante-EMV”, kreu i dyshuar mburrej se paguante 10 mijë euro në muaj për ryshfete në burg, në mënyrë që të jetonte në kushte luksi dhe të vijonte të koordinonte aktivitetin kriminal.

Ngarkesa prej 303 kilogramësh ishte vetëm një test për grupin kriminal. Nëse itinerari i ri do të funksiononte, organizata synonte të arrinte deri në katër tonë kokainë në muaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.