Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë!
POLITIKE

Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dhe merrni sa më shumë deputetë me vete

P
Piranjat21 November 2026, 13:35 · 2 min lexim
Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përplasjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje të parit të bëjë publike gjithçka di për kreun e qeverisë.

Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit, Berisha u shpreh se nëse Veliaj dëshiron të kontribuojë, duhet t’u tregojë shqiptarëve të gjitha informacionet që disponon për kreun e qeverisë.

Të njëjtin mesazh, kryedemokrati e kishte edhe për ish-kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila është përjashtuar nga radhët e PS me vendim të vetë kryeministrit.

“Erion Veliaj nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse sado që të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri dhe unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Ne kemi protestuar dhe kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilido që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen më famëkeqe Rama-Balluku apo Balluku-Rama”, tha Berisha.

 

Për Spiropalin, Berisha shkoi edhe më tej duke e ftuar të marrë me vete sa më shumë deputetë socialistë.

Ai shtoi: “Ndaj dhe të ftoj që të ftojmë së bashku secilin që mund të kontribuojë në largimin e kësaj dysheje nga pushteti që po rrënon qenien shqiptare. Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetë, betejë për ekzistencën e kombit. Ne po shkojmë duke e zbrazur Shqipërinë”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.