Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian
AKTUALITET

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim

P
Piranjat22 November 2026, 08:08 · 2 min lexim
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.