Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

U denoncua nga Piranjat/ PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu: Të sqarojë dyshimet për plagjiaturë

P
Piranjat23 September 2026, 11:36 · 5 min lexim
U denoncua nga Piranjat/ PD kërkon dorëheqjen e ministres së

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dyshimeve për plagjiaturë në një punim shkencor të vitit 2018.

Në një deklaratë publike, Spahia i kërkoi ministres transparencë të plotë lidhur me pretendimet e ngritura nga një investigim i emisionit “Piranjat”, duke kërkuar publikimin e punimit, të dhënave shkencore dhe dokumentacionit mbi të cilin janë mbështetur rezultatet.

Sipas deputetit demokrat, investigimi ngre dyshime jo vetëm për kopjim të pjesëve të studimeve të huaja, por edhe për përdorimin e metodologjisë, rezultateve dhe të dhënave të studimeve të kryera mbi pacientë jashtë Shqipërisë, të cilat, sipas pretendimeve të bëra publike, janë paraqitur në kontekstin e një studimi mbi pacientët e Spitalit të Durrësit.

Në vetëm dy javë në detyrë, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Klodiana Spahiu, gjendet përpara një tjetër skandali. Kësaj here nuk kemi të bëjmë me një tender qindra-milionësh, një koncesion apo një emërim për llogari të Kryeministrit Rama.

Kësaj here, çështja prek drejtpërdrejt integritetin profesional dhe akademik të vetë Ministres së Shëndetësisë.

Investigimi i publikuar nga emisioni “Piranjat” ngre dyshime serioze për plagjiaturë në një punim shkencor të Klodiana Spahiut të vitit
2018.

Sipas materialit të bërë publik, nuk pretendohet vetëm kopjimi fjalë për fjalë i pjesëve të studimeve të huaja, por edhe përdorimi i metodologjisë,
rezultateve dhe të dhënave të studimeve të kryera mbi pacientë jashtë Shqipërisë, të paraqitura në kontekstin e një studimi mbi pacientët e Spitalit
të Durrësit.

Këto pretendime përbëjnë një çështje serioze që kërkon verifikim lidhur me integritetin shkencor dhe përgjegjësinë publike të një ministreje, mjekeje, pedagogeje dhe deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë.

Prandaj, znj. Spahiu duhet të dalë menjëherë përpara publikut dhe të bëjë transparencë të plotë.

Zonja Ministre, a është ky punim shkencor autentikisht i juaji? A janë pacientët dhe të dhënat klinike të paraqitura rezultat i studimit tuaj? Nëse po, duhet të publikoni të dhënat dhe dokumentacionin që e provojnë.

Si mund t’u kërkojë pacientëve shqiptarë të kenë besim në sistemin shëndetësor një ministre, kur mbi të rëndojnë dyshime serioze për plagjiaturë
në një studim shkencor?

Si mund të pretendojë se do të ndërtojë politika shëndetësore mbi shkencën dhe profesionalizmin, kur sot duhet të sqarojë nëse vetë puna
shkencore që ka paraqitur është autentike apo plagjiaturë?

Si mund të pretendojë se do të luftojë korrupsionin në shëndetësi, kur nuk sqaron dot dyshimin se ka marrë punën shkencore të të tjerëve dhe e ka
paraqitur si të vetën?

Dhe si mundet një pedagoge të ketë hyrë për vite me radhë në auditorët e universiteteve shqiptare për t’u mësuar studentëve mjekësi dhe
shkencë, nëse provohet se vetë ka shkelur një nga parimet më elementare
akademike? Plagjiatura nuk është shkencë, por mashtrim.

Klodiana Spahiu duhet t’i përgjigjet interesit të opinionit publik. Duhet të publikojë punimin integral, të dhënat shkencore dhe dokumentacionin mbi të cilin janë mbështetur rezultatet e tij.

Por kjo mund të mos jetë vetëm çështje etike dhe akademike. Nëse verifikimi konstaton elementet e parashikuara nga neni 148 i Kodit Penal, “Botimi i veprës së  tjetrit me emrin e vet”, i cili parashikon një dënim nga gjoba deri në dy vite burg, çështja duhet t’u nënshtrohet edhe organeve
kompetente të drejtësisë.

Znj. Spahiu nuk duhet të fshihet pas postit të ministres. Nëse nuk mund t’i rrëzojë me prova faktet e publikuara, minimumi i përgjegjësisë është të japë dorëheqjen dhe t’u nënshtrohet institucioneve kompetente, si çdo qytetar tjetër.

Në Europë, ministra kanë dhënë dorëheqjen për çështje të integritetit akademik, siç ishte rasti i ministrit gjerman të Mbrojtjes pas skandalit të plagjiaturës. Znj. Spahiu, dorëheqja është akti i parë i përgjegjësisë politike, por nuk e mbyll këtë çështje. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.