Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për kërkesën e grupit të PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga Kuvendi, duke e cilësuar vendimin si një agresion politik dhe përpjekje për të mbytur zërin e opozitës.
Bardhi akuzon mazhorancën se po vepron nga frika e qytetarëve dhe e opozitës, ndërsa thekson se deputetët demokratë nuk do të heshtin dhe nuk do të tërhiqen nga beteja politike.
Sipas tij, përjashtimi i deputetëve nuk e ndal opozitën, por dëshmon mungesën e respektit për demokracinë parlamentare dhe pluralizmin politik.
Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson.
Ata që qytetarët i kanë refuzuar dhe i kanë shpallur të padëshiruar, sot kërkojnë të përjashtojnë nga Kuvendi përfaqësuesit e opozitës. Ky është kulmi i arrogancës dhe i shpërfilljes së demokracisë parlamentare.
Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe opozita nuk është në Kuvend me lejen e qeverisë, por me mandatin e qytetarëve! Ndryshe nga deputetët vasalë të klaneve kriminale, mbi të cilët rëndojnë akuza dhe dyshimet për lidhje me krimin e organizuar apo akte korrupsioni, deputetët e PD-së janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të denoncuar abuzimet dhe për t’i kërkuar llogari një pushteti që kërkon të sundojë pa kundërshtim.
Përjashtimi i deputetëve nuk e mbyll gojën e opozitës, nuk e fshin të vërtetën dhe nuk e ndal betejën për demokracinë. Përkundrazi, çdo përpjekje për të përjashtuar opozitën vetëm sa dëshmon frikën e pushtetit nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.
Opozita nuk do të intimidohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet përballë asnjë presioni politik. Demokracia nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke respektuar pluralizmin dhe vullnetin e qytetarëve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Tetor16:31
Rama krahasoi protestat në Shqipëri me ato në BE, Koçeku: Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, jo gënjeshtare
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes së cilës ai kr...
POLITIKE
22 Tetor16:21
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar pranë Agjencisë së Mbik&...
POLITIKE
22 Tetor16:15
Revolta studentore/ Takimi i Begajt me ambasadorët dhe ish-Presidentët, Bamir Topi zbulon detajet
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka folur për takimin e zhvilluar disa ditë më parë me Presidentin Bajram Begaj, ku, sipas rapor...
POLITIKE
22 Tetor16:06
Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave student...
POLITIKE
22 Tetor15:57
Sherri në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike nga punimet e Kuvendit, pas sherrit të së enjtes...
POLITIKE
22 Tetor14:27
Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
POLITIKE
22 Tetor14:02
IDC-CDI thirrje Ramës: Hetim për dhunën ndaj studentëve, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira
Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestave studento...
POLITIKE
22 Tetor13:33
Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
POLITIKE
22 Tetor13:21
Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
POLITIKE
22 Tetor13:11
Analiza e DW: Pse u përshkallëzuan protestat studentore në Shqipëri?
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...