Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë
POLITIKE

“Projekt të qartë për Diasporën”/ Berisha nga Strasburgu: Denoncova me prova e fakte pasojat e narkoshtetit që Rama ndërtoi në Shqipëri

P
Piranjat29 September 2026, 19:25 · 2 min lexim
“Projekt të qartë për Diasporën”/ Berisha nga

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një videomesazhi nga Strasburgu, ku tha se gjatë qëndrimit të tij ka paraqitur zhvillimet politike në Shqipëri dhe Serbi.

Berisha u ndal te situata në Serbi, duke deklaruar se figura e Ratko Mlladiçit po përdoret në fushatën elektorale në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Paraqita zhvillimet dramatike në Shqipëri, por edhe në Serbi. Denoncova faktin se fantazma e kasapit të Bosnjës, Ratko Mlladiç, po bën fushatë elektorale për Aleksandar Vuçiç dhe kjo është fyerje e rëndë për mbarë njerëzimin”, u shpreh Berisha.


Më tej, kreu i PD-së tha se në takimet e tij është fokusuar te situata politike në Shqipëri dhe te ato që ai i cilësoi si pasoja të qeverisjes së Edi Ramës.

“Sot u ndala te pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit që Rama ndërtoi në Shqipëri mbi kombin shqiptar, një rrezik i paparë në historinë e vendit. Paraqita fakte e dëshmi që tregojnë se narkoshteti shqiptar është më klasik se çdo narkoshtet tjetër”, deklaroi ai.


Berisha tha se përpjekjet e tij do të vijojnë për të paraqitur jashtë vendit atë që ai e konsideron realitetin politik të Shqipërisë.

Në videomesazhin e tij, kreu i opozitës foli edhe për diasporën, duke deklaruar se Partia Demokratike ka një projekt për integrimin e saj në fusha të ndryshme, si dhe për rikthimin e shqiptarëve të diasporës në vend.

“Vazhdojmë përpjekjet për të paraqitur realitetin e Shqipërisë siç është. Për diasporën kemi projekt të qartë, si për integrimin në të gjitha fushat, por dhe rikthimin e saj në Shqipëri”, tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.