Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje! Pak para, pa punë, korrupsion kudo/ Gazeta gjermane: Çdo ditë të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije
AKTUALITET

Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!

Këpucët deri te kyçi i këmbës

P
Piranjat13 November 2026, 11:35 · 8 min lexim
Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës

Këpucët deri te kyçi i këmbës. Xhinset. Xhaketa e hollë prej lëkure, e konsumuar. Në një pozicion anash, pranë zyrave që nuk janë rinovuar kurrë, brenda të cilave ndërrohen karrige të thyera dhe tavolina bosh nën drita të zbehta, policët maqedonas, më shumë sesa targat dhe dokumentet e identitetit, kontrollojnë bagazhet e makinave. I inspektojnë me dritën e telefonave celularë. U kërkojnë njerëzve t'i hapin njëri pas tjetrit.

Prandaj radha ecën ngadalë dhe pritja është e gjatë. Me errësirën e mbrëmjes, të theksuar edhe më shumë nga malet përreth, duket sikur kthehemi sërish në ato vite, në vitet '70 dhe '80, atmosferë spiunësh dhe kundërspiunësh, hijesh të gjata, gjuhësh të pakuptueshme (banorët vendas ose refuzojnë, ose nuk dinë anglisht). Me pak fjalë, atmosfera e Luftës së Ftohtë, përpara shpërbërjes së Jugosllavisë dhe lëvizjeve për pavarësi.

Kemi mbërritur nga Kosova, ku lojërat e fatit janë të ndaluara. Këtu mjafton të kalosh disa qindra metra pas doganës dhe tabela e kazinosë “Luxor”, që pulson me drita, lajmëron ndërtesën e parë në Maqedoninë e Veriut. Në rrethrrotullim, nëse vazhdon drejt, shkon për në kryeqytetin Shkup, ndërsa në të djathtë hyn në parkingun e makinave të lojërave të fatit. Të gjithë kthehen djathtas.

Rruga për në Shkup është e shkatërruar, copëza asfalti kërcejnë nga njëra anë në tjetrën. Pastaj shfaqet qyteti dhe duke përshkuar bulevardet e gjera e të gjata, të krijohet përshtypja sikur je në Torino. Në Maqedoninë e Veriut kjo ishte një domosdoshmëri urbanistike pas tërmetit të vitit 1963, kur tre të katërtat e ndërtesave u shembën dhe rrënojat ishin kudo. Në rrugë nevojiteshin hapësirë dhe rregull.

Shkupi është një qytet i brishtë dhe i përndjekur nga historia, bizantin dhe osman, por jashtëzakonisht i bukur.

Maqedonia e Veriut ka dy milionë banorë, ndërsa kryeqyteti 600 mijë. Shkupi është qendra kryesore e vendit, megjithëse për të kuptuar të dyja duhet të udhëtosh rreth 45 minuta drejt perëndimit, në Tetovë, ku ndodhet BIRC (Instituti Ballkanik për Median dhe Demokracinë), dhe të dëgjosh presidentin e tij, Xhelal Neziri, një njeri me ndershmëri të guximshme dhe të palëkundur:

“Çdo shtet ka mafien e vet, por tek ne shpesh krijohet përshtypja se është mafia ajo që ka një shtet”.

Me mafie nënkuptohet trafiku i drogës. Dhe, mbi të gjitha, bëhet fjalë për klanin e Sarajit, një periferinë e Shkupit e përbërë nga fshatra të vegjël. Aty sundon një traditë kriminale arkaike, një aftësi për të rezistuar, për t'u ripërtërirë vazhdimisht dhe për t'i mbijetuar arrestimeve dhe hetimeve, sikur kjo sëmundje të ishte tashmë e pamundur të çrrënjosej.

Është krejtësisht njësoj si fshatrat e kontrolluara nga organizata kriminale 'Ndrangheta’ në Itali.

Bosi më i njohur i këtij klani është Sheval Muaremi, 49 vjeç, një person jashtëzakonisht i frikshëm, ndaj të cilit janë lëshuar urdhër-arreste për vrasje, organizatë kriminale dhe trafikimin e tonelatave të kokainës.

Prej dy vitesh jeton në Dubai. Kjo nuk është thjesht një hamendësim, por diçka me të cilën ai mburret, pasi vetë publikon fotografi dhe video në rrjetet sociale nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këmbëngulja e pakuptueshme e autoriteteve të Emirateve për të refuzuar marrëveshjet dypalëshe dhe për të penguar në praktikë ekstradimet bën që Muaremi të vazhdojë të jetojë i qetë dhe i lumtur, duke menaxhuar nga distanca aktivitetet e tij fitimprurëse kriminale.

Por aktivitetet e tij nuk janë të vetmet që përbëjnë shqetësim. Në skenë është edhe një tjetër personazh kriminal, me origjinë shqiptare, i konsideruar si rrezik maksimal nga hetuesit e disa shteteve, duke filluar nga Italia.

Bëhet fjalë për Eneo Carkën, 44 vjeç, i cili ka disa nofka, mes tyre edhe “Napoleoni”.

Ai komunikon zakonisht përmes mjeteve jashtëzakonisht të sofistikuara, të cilat kufizojnë mundësitë e përgjimit nga autoritetet.

Emri i tij është lidhur me transportimin e sasive të mëdha të kokainës në Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajonin e Ligurias në Itali (La Spezia).

Napoleoni flet shqip, anglisht, italisht dhe spanjisht.

Në Milano, siç ka theksuar Drejtoria e Antimafias së Distriktit, ai mbështetet te një bashkëkombës 46-vjeçar, me vendbanim në rrugën Chiarelli, në lagjen Gallaratese.

Ky person është përfshirë si në mbërritjen e “ngarkesave të kokainës”, ashtu edhe në kryerjen e pagesave për të njëjtën drogë.

Napoleoni është i urryer nga një pjesë e vjetër e organizatës kriminale 'Ndrangheta’. Madje, edhe bosi i bosëve, Rocco Morabito, ka shprehur publikisht bezdinë e tij ndaj klaneve shqiptare gjatë bisedave me bashkëpunëtorët e tij, të përgjuara nga Guardia di Finanza, policia financiare italiane.

Megjithatë, Napoleoni është shumë i kërkuar nga brezi i ri i mafiozëve, të cilët e dinë se pa të gjërat bëhen të vështira.

Ai pretendon se ka kontakte të drejtpërdrejta me Don Usugën, kolumbianin e njohur si Otonel, ish-kreun e Kartelit të Gjirit, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Me Carkën nuk duhet të vihesh kurrë kundër. Asnjëherë. Dubai e mbron atë. Dubai i mbron të gjithë.

Dubai ka mbrojtur për një kohë të gjatë, madje e ka trajtuar me privilegje, edhe Denis Matoshin (njihet si Eldi Dizdari), 37 vjeç, një tjetër shqiptar i akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Vetëm një muaj më parë, Belgjika, e cila e kërkonte atë, arriti ta merrte në dorëzim nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes ekstradimit.

Në Dubai ka mbetur ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ishte ndarë përpara ekstradimit, zonja Suada, ish-Miss Shqipëria, një grua e njohur në botën e spektaklit.

Sipas autoriteteve belge, ajo zotëron prona të paluajtshme në Emirate me vlerë 17 milionë euro. Aty thuhet se organizon festa madhështore me partnerin e saj të ri, një arab i pasur.

Belgjikë, Belgjikë, Belgjikë… Gjithmonë Belgjikë.

Por pse kaq shumë Belgjikë? /Corriere della sera

Kush është “Napoleoni”, bosi poliglot shqiptar i

Majtas, Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit, djathtas, ish-bashkëshortja e Denis Matoshit, që jeton në Dubai

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.