Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: Nuk më intereson më asgjë!
Pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e ktheu në një gjigant global të inteligjencës artificiale, Jensen Huang dha dorëheqjen nga Nvidia, pas një skandali që tronditi botën e teknologjisë. Bloomberg ka zbardhur prapaskenat e orëve të fundit përpara largimit të tij, duke përshkruar një drejtues të rraskapitur, që kishte humbur energjinë dhe ndikimin […]

Pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e ktheu në një gjigant global të inteligjencës artificiale, Jensen Huang dha dorëheqjen nga Nvidia, pas një skandali që tronditi botën e teknologjisë. Bloomberg ka zbardhur prapaskenat e orëve të fundit përpara largimit të tij, duke përshkruar një drejtues të rraskapitur, që kishte humbur energjinë dhe ndikimin e dikurshëm. Njeriu që dikur konsiderohej një prej figurave më të fuqishme të industrisë së teknologjisë, i njohur për kontrollin e imtësishëm mbi kompaninë dhe vëmendjen ndaj çdo detaji, u dorëzua në orët e vona të së mërkurës, sipas raportimit të Bloomberg. Huang, i cili ishte shndërruar në një figurë me famë ndërkombëtare, madje i krahasuar me një yll roku për pritjen që merrte gjatë turneve të tij, duket se e kishte humbur plotësisht sigurinë e zakonshme. Sipas personave të njohur me situatën, në ditët e fundit ai kishte nisur të përdorte shpesh shprehje si “çfarëdo që të ndodhë” dhe “nuk më intereson”. Njerëz që kanë komunikuar me të së fundmi tregojnë se ai ishte penduar për veprimet e tij dhe kishte nisur ta fajësonte rëndë veten, duke përdorur edhe shprehje fyese ndaj vetes.
Rënia e tij erdhi me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Për vite me radhë, Huang kishte ndërtuar një perandori që ndikonte në politikat globale të teknologjisë, tërhiqte vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe e kishte vendosur Nvidia-n në qendër të garës botërore për inteligjencën artificiale. Në deklaratën e tij pas largimit, kryetari i bordit të kompanisë, Harvey Jones, vlerësoi kontributin e Huang, duke theksuar rëndësinë e Nvidia-s për industrinë globale të teknologjisë. Problemet për Huang nisën të marrin përmasa serioze në fund të tetorit, kur dolën raportime për marrëdhënien e tij me Alice Huang, një biznesmene kineze që drejtonte kompaninë Megaspeed International, e cila kishte lidhje tregtare me Nvidia-n.
Në atë kohë, Huang i mohoi pretendimet për një marrëdhënie romantike, duke deklaruar në një intervistë për Bloomberg se komunikimi i tij me Alice Huang ishte krejtësisht normal dhe nuk ndryshonte nga marrëdhëniet që kishte me klientë apo drejtues të tjerë biznesi. Por pika e kthesës erdhi më 6 nëntor, kur Financial Times publikoi një artikull, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, sipas të cilëve marrëdhënia mes tyre ishte romantike. Menjëherë pas publikimit, këshilltari i përgjithshëm i Nvidia-s, Tim Teter, shkoi në banesën e Huang për t’u përballur me të. Sipas raportimit të Bloomberg, gjatë këtij komunikimi Huang pranoi marrëdhënien.
Bordi i kompanisë vendosi të niste një hetim të pavarur, duke angazhuar studion e njohur ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz. Më 8 nëntor, Huang u dërgoi një email punonjësve, ku pranoi se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, kërkoi falje familjes dhe premtoi bashkëpunim të plotë me hetimin. Të mërkurën, The New York Times publikoi një tjetër raportim, sipas të cilit Huang kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore edhe me Kimberly Powell, nënkryetare e sektorit të kujdesit shëndetësor në Nvidia. Ky zhvillim ndryshoi situatën brenda kompanisë. Anëtarët e bordit u mblodhën në distancë të mërkurën dhe diskutimet vijuan deri në orët e vona të natës.
Sipas Bloomberg, kësaj radhe drejtuesit nuk ishin më të gatshëm të prisnin. Huang u përball me presionin për t’u larguar dhe, në fund, nuk pati më mundësi të ruante pozicionin e tij. Mëngjesin e së enjtes, Nvidia njoftoi zyrtarisht dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm nga postet e presidentit, CEO-s dhe anëtarit të bordit drejtues. Drejtoresha financiare Colette Kress u emërua CEO e përkohshme, ndërsa kompania nisi procesin për gjetjen e një pasuesi të përhershëm. Ndërkohë, agjencia Reuters raportoi se pas dorëheqjes ishte zbuluar edhe një marrëdhënie tjetër intime e Huang me një punonjëse të kompanisë, identiteti i së cilës nuk është bërë publik. Tashmë bordi i Nvidia-s përballet me një sfidë të madhe: gjetjen e një drejtuesi që mund të marrë përsipër kompaninë e ndërtuar nga Huang.
Mes emrave që përmenden si kandidatë të mundshëm janë Lisa Su, CEO e AMD-së, dhe Rene Haas, drejtuesi i Arm Holdings. Megjithatë, zëvendësimi i Huang konsiderohet veçanërisht i vështirë, duke pasur parasysh se ai nuk ishte vetëm drejtuesi ekzekutiv, por edhe një prej figurave kryesore teknologjike dhe strategjike të kompanisë. Për më shumë se tri dekada, ai kishte mbajtur një kontroll të drejtpërdrejtë mbi dhjetëra drejtues dhe kishte qenë fytyra publike e Nvidia-s në marrëdhëniet me qeveritë, investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Pavarësisht largimit nga kompania, problemet e Huang nuk duket se kanë përfunduar. Në javët në vijim, ai pritet të dëshmojë para Kongresit amerikan, ku do të pyetet për marrëdhënien me Alice Huang dhe pretendimet se kjo e fundit mund të ketë qenë e përfshirë në veprimtari spiunazhi për llogari të Kinës.
Sipas raportimeve, agjencitë amerikane të inteligjencës kishin dyshime se Alice Huang mund të kishte lidhje me shërbimet kineze, pretendime që ajo nuk i ka konfirmuar. Vetë Jensen Huang ka mohuar të ketë pasur dijeni për ndonjë përfshirje të saj në aktivitete të tilla. Kështu, një prej figurave më të fuqishme të teknologjisë amerikane largohet nga kompania që bashkëthemeloi në vitin 1993, duke lënë pas një krizë që prek jo vetëm reputacionin e tij personal, por edhe drejtimin e një prej kompanive më të rëndësishme në garën globale të inteligjencës artificiale.
Lexo edhe
BOTA
Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkrete

Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë

Tërmet në Kretë të Greqisë

Qeveria holandeze gati për bisedime për të shmangur shpërbërjen pas debatit për taksën e pasurisë

Të shtënat me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në SHBA, mjeku vrau menaxherin e ndërtesës pas mosmarrëveshjeve për mykun





