Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Akuza të rënda ka adresuar në drejtim të qeverisë nga foltorja e Kuvendit, ligjvënësja demokrate, Elda Hoti, duke e cilësuar maxhorancën, si një "qeveri e turpit" dhe një "grup i strukturuar kriminal". Në fjalimin e mbajtur në seancë plenare, Hoti denoncoi një seri skandalesh dhe një diskriminimin e hapur ndaj veriut të vendit, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Në qendër të kritikave u vendos afera e inceneratorëve, e cilësuar si "maja e ajsbergut" me një vlerë prej mbi 400 milionë eurosh, duke vijuar me akuzat ndaj skandaleve të pandërprera që lidhen me zyrtarë të lartë të qeverisë, siç është rasti i ministres Belinda Balluku, për të cilën u përmendën shifra prej 50, 80 dhe 260 milionë eurosh për projekte të ndryshme.
Buxheti i vitit të ardhshëm u kritikua ashpër nga deputetja e PD, si një dëshmi se qeveria nuk i ka sytë te qytetarët, por te "xhepat e saj". Sipas Hotit, ky buxhet tregon qartë një diskriminim ndaj veriut të Shqipërisë.
Ligjvënësja demokrate e përmbylli fjalimin me thirrjen drejtuar qeverisë për të ndryshuar kurs, duke paralajmëruar se çdo anëtar i saj do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë dhe para drejtësisë, "herët apo vonë".
Fjala e plotë
Skandali i inceneratorëve me mbi 400 milionë euro është vetëm maja e ajsbergut. Pastaj janë skandalet e pafundme të të pandehurës Belinda Balluku. 50 milionë euro këtu, 80 milionë euro atje, 260 milionë euro për një rrugë tjetër e kush e di sa të tjera që akoma nuk kanë dalë në dritë. Është skandali me fondet e IPARD, të cilat ju i vodhët, duke lënë fermerët në mes të katër rrugëve. Dhe tani vjen buxheti i vitit të ardhshëm, i cili nga fillimi në fund e tregon qartë se sytë nuk i keni te qytetarët, por te xhepat tuaj. Dhe duke qenë këtu, nuk mund të mos e përmend faktin se po e diskriminoni Veriun. Këtë e tregon e bardha mbi të zezë, buxheti që keni miratuar në parim.
Zero investime për qytetarët e qarkut të Lezhës. Prandaj u përmbytën në dimër dhe u dogjën në verë. Zero projekte për Kurbinin, zero projekte për Mirditën dhe zero projekte për Lezhën. Po sjell një shembull. Banorët e Mirditës kërkojnë një rrugë jetike për zhvillimin. Rrugën që lidh Rrëshenin me Lurën, dhe në krahun tjetër, Rrëshenin me Klosin dhe Burrelin. Ajo rrugë është e shkatërruar, është e pakalueshme. Banorët protestojnë, bizneset ankohen, por kush t'i dëgjojë? S'ka kush i dëgjon, sepse kjo qeveri dëgjon vetëm klientët e saj. Po t'i dëgjonte qytetarët dhe po të funksiononte për qytetarët, Kryeministri nuk do të bëhej avokati i hajdutërisë të të pandehurës Belinda Balluku dhe ju nuk do të ktheheshit në noterë të akteve korruptive.
Por kjo është një qeveri që bën biznes me pushtetin, një qeveri që ka shitur dhe vazhdon të shesë çdo ditë pasuritë e shqiptarëve. Në Kurbin rrugët e shkatërruara po i asfaltojnë vetë qytetarët, sepse bashkia i ka braktisur. Po ju jap dhe një shembull tjetër. Miniera e Spaçit, pasuria publike, ju ua dhatë kompanive të huaja, të cilat keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë, u mohojnë punën, djersën dhe gjakun. Si u sollët ju me minatorët e Spaçit, të cilët protestuan për të drejtat e tyre? I kërcënuat. Në vend që t'i mbronit, i poshtëruat. Në vend që të ishit në krahun e tyre, ju dolët kundër.
Dhe i latë në mëshirë të fatit, duke i lënë në mes të katër rrugëve, pa asnjë zgjidhje, siç keni lënë çdo qytetar shqiptar të ndershëm në këtë vend, dhe duke i detyruar të braktisin vendin e tyre. Ky është realiteti. Ju jeni një qeveri turpi, në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, ju jeni një grup i strukturuar kriminal. Prandaj, nga kjo foltore, ju bëj një thirrje që të ndryshoni kurs, sepse secili prej jush do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë, secili prej jush do të japë llogari para drejtësisë, qoftë herët apo vonë. Faleminderit.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, e cilësoi situatën aktuale si një mo...
Në Kuvend u debatua sot projektligji për ndërprerjen e marrëveshjes me fondacionin gjerman Hanns Seidel, pjesë e CSU-së, forc&eu...
Bledion Nallbani është treguar i ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit. “Nuk shkon kjo punë jemi në parlament j...
Gjatë fjalës së saj Kuvend, deputetja Ina Zhupa denoncoi mungesën e besueshmërisë së qeverisë shqiptare te partner&eum...
Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka vijuar takime me kongresmenët në forumin e IDU që është mbajtur në Washingt...
Deputetja e Partisë Demokratike, Joirida Tabaku, tha se rritja ekonomike prej 4% që është prezantuar për ekonominë shqiptare nuk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetari i parlamentit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë p&e...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë m&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme se është e zhytur në afera korruptive dh...
Teksa iu referua terminologjisë së përdorur nga kryeministri Edi Rama, se PS është një bordello, kryetari i PD, Sali Berisha si ...