POLITIKE

‘Ra Orbani, por jo shteti i tij’, Bushati: I ka të gjitha pushtetet, mund të rikthehet!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 21:26
‘Ra Orbani, por jo shteti i tij’, Bushati: I ka të gjitha

Fitorja e thellë e Peter Magyar në zgjedhjet e Hungarisë ka ngjallur një debat të gjerë në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, me pikëpyetje thelbësore mbi natyrën e regjimeve moderne dhe mundësinë për t'i mposhtur ato përmes proceseve demokratike.

Analisti Andi Bushati thotë se ky rezultat, shihet si një pikëpyetje e madhe që sfidon teorinë se regjimet me prirje autoritare janë tejet të vështira për t'u rrëzuar me votë.

Megjithatë, gjatë debatit në studio mbi modelin e Orbanit, sidomos në kontekstin e krahasimeve me Shqipërinë, dalin në pah dallime thelbësore.

Sipas Bushatit, edhe pse në Hungari ra Viktor Orban nga qeveria, pushteti i tij ende është në këmbë, sa kohë që ai ka kapur të gjitha pushtet, ndërsa kjo ‘fuqi’ mund ta ndihmojë të rikthehet sërish në skenën politike.

'Sot të gjithë po thonë ra Orbani, po s'ka rënë shteti i Orbanit dhe Orbani mund të kthehet shpejt. Se ti kur ruan mediat, kur ruan oligarkët, kur ruan gjykatat e kapura, sistemin e drejtësisë të kapur, ja bën të pamundur atij që është në pushtet, i cili duhet të veprojë prapë në një sistem jo-demokratik që të ketë sukses në qeverisje. Po kjo është pyetja e dytë. Pyetja e parë që do më interesonte mua dhe që ka lidhje me Shqipërinë, është kjo. A mund të merret Hungaria si një shembull që edhe regjimi shqiptar mund të, mund të rrëzohet me votë?', u shpreh Bushati.

Unë jam një nga ata, për shembull, që për vite të tëra kam, e kam mbrojtur tezën që regjime nga autoritariste deri diktatoriale, është shumë e vështirë të rrëzohen me votë. Për mua dhe për të gjithë ata që kanë qenë partizanë të kësaj teze, ajo që ndodhi dje në Budapest, është një pikëpyetje. Është një pikëpyetje që a mundet të ndodhi një mrekulli me një opozitë të pakritikueshme, me një mobilizim të madh, të sfidohet e të mundet thellë një pushtet që ka kapur dhe mediat dhe oligarkët. Pra, të gjithë biznesmenët e mëdhenj të Hungarisë quheshin shokët e Orbanit. Nuk ishte më sekret. Po të lexosh mediat investigative që flasin për mënyrën si ishte ngritur pushteti financiar i Orbanit, është pak a shumë i ngjashëm me atë që shohim në Shqipëri.

Jemi ne një vend më autokratiko-diktatorial apo ishte Hungaria e deridjeshme e Orbanit. Orbani sot e ka më të lehtë ta mbrojë çdokush se në fund të la pushtetin me zgjedhje. Gjë që në Shqipëri ka ndodhur me Nanon, ka ndodhur me Berishën por nuk ka ndodhur me Ramën. Po për arsye pune po lexoja këtë weekend një libër, "Si vdesin demokracitë", e dy autorëve shumë të njohur të Harvardit. Merret shembull Orbani si autokrati tipik. Edhe vëllezërit Kazinsky në Poloni, morën shembullin e Orbanit për ta aplikuar në Poloni. Pra, këtu nuk kemi diskutim që ta krahasojmë pastaj, me Ramën, me Vuçiçin, mund ta diskutojmë. Po nuk kemi diskutim në pikën, të paktën teoricienët që merren me këto punë, që Orbani në Hungari ngriti një regjim autokratik.

Dhe sot pyetja është, a mundet popujt, opozitat, kundërshtarët, kritikët ta bëjnë mrekullinë për ta mundur me votë një regjim autokratik ose diktatorial, apo kjo është e pamundur. Unë po të them, unë kam vënë pikëpyetje veten se unë deri dje kam mbrojtur tezën që është e pamundur me votë. Hungaria është një gjë reflektimi. Pastaj reflektimi i dytë, po këtë ndoshta flasim më vonë, është ai, sa shkulen regjime të tilla, se sot të gjithë po thonë ra Orbani, po s'ka rënë shteti i Orbanit dhe Orbani mund të kthehet shpejt. Se ti kur ruan mediat, kur ruan oligarkët, kur ruan gjykatat e kapura, sistemin e drejtësisë të kapur, ja bën të pamundur atij që është në pushtet, i cili duhet të veprojë prapë në një sistem jo-demokratik që të ketë sukses në qeverisje. Po kjo është pyetja e dytë. Pyetja e parë që do më interesonte mua dhe që ka lidhje me Shqipërinë, është kjo. A mund të merret Hungaria si një shembull që edhe regjimi shqiptar mund të, mund të rrëzohet me votë?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?