Harry Kane thyen “mallkimin” 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayern-it që fitoi “Topin e Artë”
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
E ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare, deklaroi se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë ndërtuar sisteme të ngjashme pushteti, të përqendruara rreth një njeriu, ku ndërthuren administrata, shërbimet inteligjente, krimi i organizuar dhe patronazhimi.
Zhulali tha se për vite me radhë, Rama dhe Vuçiç janë paraqitur para partnerëve europianë dhe amerikanë si liderë të pazëvendësueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërsa zhvillimet në Serbi kanë rikthyer në vëmendje ngjashmëritë mes dy modeleve të qeverisjes.
Ajo theksoi se ndryshe nga Serbia, ku zemërimi qytetar u mobilizua fillimisht nga studentët dhe më pas u përhap në shtresa të tjera të shoqërisë, Shqipëria ka një opozitë politike që përbën një dallim të rëndësishëm.
Zhulali kritikoi gjithashtu qëndrimin e mëparshëm të përfaqësuesve europianë ndaj Vuçiçit, duke nënvizuar se mbështetja dhe vlerësimet për reformat e tij janë sot objekt pakënaqësie mes qytetarëve serbë.
Këta të dy janë përpjekur prej kohësh të lidhur e para me një kordon kërthizor me njëri-tjetrin, për kaq vite arritën që të bindin në forma të ndryshme edhe bashkëbiseduesit europianë dhe në Amerikë se këta janë të pazëvendësueshëm dhe të vetmit të domosdoshëm në Ballkanin Perëndimor. Prandaj edhe lidhja sot e emrit të Vuçiçit me Ramën është krejt e natyrshme sepse të tillë e shfaqën, në mënyrë të tillë punuan, prandaj edhe konkluzioni që ne nxjerrim sot nuk ka asgjë të çuditshme apo të sforcuar. Përkundrazi, është një konkluzion shumë i natyrshëm dhe po të shikosh jo vetëm në Shqipëri, por po të shikosh edhe në rrjetet sociale për shembull në X, që unë e kam parë që nga mbrëmë dhe deri sot, ky asociacion është kaq i përhapur në të gjithë rajonin, po dhe në Europë drejt të gjithë e lidhin rënien e Vuçiçit me një pritshmëri për të njëjtin fund për Edi Ramën në Shqipëri.
Po ashtu është ngjashmëria e të dy sistemeve që ata ngritën njëkohësisht. Siç e kishit edhe juve në pjesën që transmetuat në televizion më herët, një sistem në Serbi i ngritur rreth një njeriu ku përzihet shërbimet inteligjente, po ashtu forca e krimit të organizuar, e gjithë administrata, sistemi i patronazhistëve, e gjithë ekonomia e vendit e mbërthyer rreth Vuçiçit dhe pushtetit të tij. E njëjta gjë ekzaktësisht rreth Edi Ramës. Dhe ajo që ndodhi në Serbi ka qenë një proces i ngadaltë, përtej të gjitha pritshmërive në fakt, sepse në Serbi ndryshe nga Shqipëria nuk ka patur një opozitë të mirëfilltë.
Ka patur disa parti të vogla të cilat nuk arritën asnjëherë as të mobilizojnë qytetarët serbë dhe as të prodhojnë teza të vërteta politike për çfarë po ndodhte në Serbi. Përkundrazi, bënin protesta të vogla herë pas here, por me çështje minore të cilat nuk mobilizonin një zemërim popullor. Dhe të gjendur përpara kësaj rrethane, vetë ata që ishin fillimisht studentët serbë, se më pas mori përmasa të tjera, u ngritën pas skandalit që ndodhi me rënien e një çatie në stacionin e trenit në Novi Sad. Dhe aty ishte si të thuash ajo gota që filloi të derdhej, dhe që mori Vuçiçin bashkë me të tjerët përpara, sepse atje nuk pati një opozitë politike që t'i bënte presion qoftë të përballej me regjimin.
Dhe kjo është diferenca më e madhe mendoj unë mes Shqipërisë dhe Serbisë sot, sepse ndryshe nga Serbia ku ngjizja e faktorëve të tjerë dhe aktorëve të tjerë që ishin studentët, po më pas përfshinë edhe personalitete të ndryshme nga bota akademike, nga bota e artit, sportit e të tjerë, që janë në fakt individë që janë të bashkuar me një emërues të përbashkët që është rrëzimi i regjimit të Vuçiçit. Po, po, dhe duhet thënë që janë të mendësive e llogjive të ndryshme. Por sot ata kanë një vështirësi tjetër. Pra, deri dje kjo ishte ajo që i bëri të gjithë bashkë për të rrëzuar Vuçiçin, por sot ata, si fitimtarë, kanë një tjetër sfidë shumë të madhe përpara, është për të formuar qeverinë dhe për të ndërtuar disa shtylla të përbashkëta për të ecur më tej.
Po fiks, se unë po shikoja dhe gjithë reagimet që kishte në faqen e Komisionit Europian, të Ursula von der Leyen, të Marta Kos, sepse ato uruan menjëherë listën e studentëve për fitoren mbrëmë, të gjitha reagimet ishin me të njëjtën fjali që thoshin: Ku ishit ju, sepse deri dje ju mbështetët Vuçiçin, deri dje ju po përqafonit Vuçiçin dhe i thoshit bravo për reformat mbresëlënëse që ka realizuar ai, ndërsa na braktisët ne, po ne këtë nuk do ta harrojmë. Pra ishte dhe një formë zemërimi e qytetarëve që derdhej edhe ndaj përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Europian, edhe për t'i thënë atë që sapo tha dhe Genci tani, që ajo marrëveshja që duket si e heshtur dhe e nëndheshme, në fakt ishte në sytë e të gjithëve ne, që u përqafuan si të thuash të dy.
Një i ri, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, du...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 149, ndërsa ka njoftuar edhe për nj&...
Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjo...
Qytetarët vazhdojnë qëndresën dhe protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vijon që prej orë...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipër...
“Bluzat e Bardha për Ndryshim”, një grupim mjekësh, infermierësh dhe profesionistësh të tjerë shëndetës...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...