Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ku deklaroi se në Shqipëri po ndodh një “puç institucional”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po injoron drejtësinë dhe po qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme.
Burimi u shpreh se një puç ndodh kur një grup njerëzish merr pushtetin duke shpërfillur Kushtetutën dhe institucionet, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me grushtet e shtetit në vende të ndryshme gjatë Luftës së Ftohtë apo me rastet e fundit në Afrikë. Sipas tij, në Shqipëri “nuk janë ushtarakë, por banditë” që, siç tha ai, po injorojnë vendimet e drejtësisë.
Ai deklaroi se, sipas tij, ky proces ka nisur që me çështjen “Xhaçka” dhe se kryeministri ka hyrë “kokë e këmbë në një puç institucional”. Burimi bëri edhe një paralelizëm me Rusinë, duke thënë se ashtu siç Evropa nuk reagoi në kohë ndaj aneksimit të Krimesë në vitin 2014, po hesht edhe përballë zhvillimeve në Shqipëri.
Analisti krahasoi gjithashtu Ramën me presidentin rus Vladimir Putin, duke pretenduar se të dy kanë ardhur në pushtet në mënyrë legale, por më pas, sipas tij, e kanë mbajtur pushtetin përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kontrollit të institucioneve.
Sipas Burimit, Bashkimi Evropian po mban një qëndrim të dyfishtë, duke reaguar ndaj situatave në Serbi, por jo ndaj zhvillimeve në Shqipëri, përfshirë, sipas tij, përdorimin e dhunës nga policia në protesta.
Ai u bëri thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe të zhvillojnë një tur takimesh në kryeqytete evropiane për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar mbi situatën në Shqipëri.
Burimi:
Shiko, ti e nise emisionin me një fjalë që s'ke nevojë ta përkufizosh se shpërkufizohet vetë, që është një puç institucional. Çfarë është puçi? Puçi qe nga Greqia, qe nga Spanja, qe nga Turqia, po ka këto vende që ndodhën puçe gjatë kohës së luftës së ftohtë, vitet 70-80, në rregull? Apo puçet aktuale që ndodhin në Afrikë, në Mali, në në në në në në Gabon, në Afrikë. Çfarë janë puçet? Puçet janë kur një grup njerëzish që në këto vende janë ushtarakë, në Shqipëri janë banditë, marrin pushtetin dhe thonë i injorojmë vendimet e drejtësisë. Ky është puçi.
Pra, kur ushtaraku vjen dhe thotë, nuk njoh kushtetutë, nuk njoh asgjë tjetër, ky është ligji im. Dhe në këtë përkufizim, sot në Shqipëri, Rama me bandën e tij po bëjnë një puç, sepse e injorojnë drejtësinë. Dhe ky puç filloi që me Xhaçkën. Dhe ashtu si në Evropë, s'e kuptuam që Rusia ishte një predatore që kur mori Krimenë në 2014-ën, dhe e lamë të bënte, dhe tani themi sot, ah, ta kishim kuptuar. Që atë moment duhet të kuptohej, kuptohesh, që Rama kishte hyrë kokë e këmbë në një puç institucional që e injoron drejtësinë. Kjo është gjëja kryesore, nuk ka më pikë dyshimi.
Pra, sot Rama është një skenar, është një histori që e njohim përmendësh gjatë gjithë shekullit të 20-të. Dhe tani, Putini, Rama, vijnë në pushtet në mënyrë legale, Putini që ja la Jelcini, bëri pastaj zgjedhje dhe Rama erdhi në pushtet, bëri atë aleancë me Ilir Metën 2013-ën, dhe pastaj mbahen në pushtet në mënyrë ilegale. Putini ta ndryshojë kushtetutën, njëherë bëhesh kryeministër, njëherë president.
Rama, kujtohem në 2021-shin ndërron kushtetutën, heq aleancat që të mbahesh në pushtet, dhe tani ka shkuar komplet, nuk e pyet më fare SPAK-un. Dhe ku çon kjo? Për mua, jam shumë dakord me ty, që sot Evropa në mënyrë të pakuptimtë, po hesht. Dhe të pakuptimtë për dy arsye. Sepse kjo Evropë tregon veten më superiore ndaj Trumpit pikërisht në terrenin e vlerave morale. Thuhet, ata janë, luajnë ligjin e forcës, perandoria amerikane, ne kemi vlera. Ku i kemi ne Shqipëri vlerat? E dyta, shembulli tjetër është Serbia.
Lexoja dhe një shtypin serb që thotë, kemi dy situata. Ishin në Shqipëri edhe në Serbi. Njerëzit u ngritën, ose po ngrihen. Po. Kur ngrihen njerëzit në Serbi, që janë shumë më radikal se ajo protestë që pamë nga ana e njerëzve, vitin e kaluar, në Serbi i vunë flakën. Po. edhe bashkisë edhe parlamentit. Edhe në Serbi, Evropa nuk dënon ata që u ngritën, kujdes se kanë të drejtë. Evropa dënon policinë me muskuj të policisë së Vuçiçit.
Në Shqipëri Evropa nuk thotë asnjë lloj fjale për atë veprim të policisë të paligjshëm që pamë herën e fundit në bulevard. Me një dhunë të pakrahasueshme me atë të Serbisë në fakt, nga ana e qytetarëve. Pra sot qartë Evropa ka vendosur të heshtë dhe Rama e kupton këtë gjë. Rama ka krijuar tani bindjen se vlera e tij gjeopolitike është më e madhe sesa dëmi që mund të shkaktojë në terrenin e vlerave, sepse kush e njeh Shqipërinë. Dhe prandaj unë këtu s'jam dakord fare me këtë nismën e forumit, të paktit midis partive të opozitës dhe të hapësirës.
Sikur të ishte një luftë, ka një luftë midis partive. Nëse ka diçka për të bërë bashkëpunim, është që të gjitha ato parti politike, një nga PD-ja, një nga Lapaj, një nga... Të gjithë të shkojnë një delegacion të gjithë bashkë. Qytet më qytet evropian, Paris, Berlin, Romë, Madrid, deri në Bruksel, takime me parlamentarë, takime me qytetarë, takime me shtypin.
Që s'thuhet, ju Evropë, ja ku janë vlerat. A ndodh te juve kjo gjë juve? Ku kapet një ministër me presh në dorë siç u kap në Ukrainë, ku Ukraina bën namin juve...
Juristi Marash Logu, i ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV me Sonila Meçon, ka deklaruar se shqyrtimi i çës...
Nga Fatma Zehra Solmaz, ANADOLU AGENCY Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e mbrojti Izraelin nga përgjegjësia gjatë një fjalimi në ...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale thekson se sot PS votoi kundër thirrjes në Komisio...
Nga Petrit Vasili Tashmë, me sopatë në dorë, Gjykata Kushtetuese dhe Kryetari i Kuvendit, Peleshi, po shkatërrojnë me vetëdi...
Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfs...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është përballur me një bllokadë insti...
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në pë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka folur mbi ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas saj r&eum...
Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda...
Kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të ofrojë mbështetje për sipërmarrjet eksportuese për të mundësuar certifik...