POLITIKE

“Rama shmangu përgjegjësinë për Ballukun”/ Bushati: SPAK nuk po ndjek më skenarin e vjetër

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 18:21
“Rama shmangu përgjegjësinë për Ballukun”/

Në studion e ‘Task forcë, në Syri TV, juristja Endira Bushati deklaroi se masa e pezullimit të kërkuar fillimisht për Belinda Ballukun ka qenë “tepër e butë”, duke i dhënë, sipas saj, kohë kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë dhe për ta larguar vetë nga detyra.

Bushati theksoi se Rama nuk e mori këtë hap dhe se, sipas saj, Prokuroria ishte e vetëdijshme se Kuvendi nuk do të jepte autorizim. Sipas Bushatit, mënyra se si po trajtohet rasti Balluku tregon se SPAK ka ndryshuar qasje dhe se kryeministri ka frikë nga masat që mund të pasojnë.

Endira Bushati: Momentin kur kanë kërkuar masën e pezullimit dhe e kanë vendosur atë, i kanë lënë një kohë, një hapësirë kohore Edi Ramës për ta hequr. Pra, në këndvështrimin tim, masa e kërkuar ndaj Ballukut ka qenë e butë. Po të shohim për shifrën që bëhet fjalë, për abuzimet, për rastet që po i hetohen përditë e më shumë Ballukut, masa e pezullimit nga detyra ka qenë një masë e butë, në kuptimin e masave të të sigurimit. I la një farë kohe për të reflektuar, për të thënë që hiqe. Nuk desh ta hiqte dhe tani bëri këtë veprim. Pse e bëri këtë? Mund t'i bënte kërkesë dhe Kuvendit për autorizim, por me sa duket, edhe vetë organi i Prokurorisë ka qenë i qartë që ai autorizim nuk do jepej.

Këto fjalitë me, jo po na prishet marrëveshja e linjës ajrore me Kanadanë e këto...Këto janë qesharake, domethënë. Kjo është për t'i thënë publikut që, shiko se çfarë po na bën ne SPAK-u, po na lënë pa qeverisur

Pyetja këtu është e thjeshtë. Çfarë kërkon Rama? Rama, në vend që të japë njëherë shpjegim në kuptimin e përgjegjësisë politike, ore na thuaj ti si kryeministër para Kuvendit, se është kërkuar një interpelancë dhe u refuzua. Me arsyetimin juridik që çështja është në proces edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ky kryeministër e ndjen një lloj përgjegjësie për t'i thënë, jo, nuk qëndron abuzimi, ose, prit se do ta shoh unë më përpara.

Të bëjë një transparencë për akuzën njëherë në aspektin politik, ta lëmë aspektin juridik. Ky nuk merret me këtë. Ky e fut çështjen në hulli procedurale, na bën si, si Montesquieu modern, duke na folur për ndarjen e pushteteve e të tjera e të tjera, dhe për më tepër, ai në vetë ka bërë atë që unë e cilësoj në fakt grusht shteti, kërkesën për interpretim që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Çështja, me sa duket, është e qartë. Ai ka frikën se SPAK dhe GJKKO-ja mund nesër të marrë një masë.

Tani, nga vjen guximi unë kam një ide timen që, deri tani SPAK ka vepruar, që i ka lënë kohë Ramës ta heqë ministrin apo kryetarin e bashkisë apo ku ka qenë zyrtari i radhës, dhe pastaj i ka komunikuar akuzat apo ka nisur procedurën. Këtu është e qartë që me Belinda Ballukun diçka ka ndryshuar, domethënë, ka ndryshuar diçka. Pra nuk, nuk zgjodhi të njëjtën rrugë, që për t'i thënë që hiqe dhe pastaj bëhemi ne.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?