POLITIKE

Shteti i kapur nga mafia e krimi/ Kalaja: Do ngrihemi derisa delet të bëhen ujqër!

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 18:34
Shteti i kapur nga mafia e krimi/ Kalaja: Do ngrihemi derisa delet të

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, ku përfaqësues dhe aktivistë të opozitës po mbajnë fjalime para mbështetësve të mbledhur në shesh. Gjatë protestës ka folur edhe aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja.

Kalaja u shpreh se, sipas tij, Shqipëria ndodhet nën sundimin e një pakice që ushtron pushtetin në mënyrë të padrejtë, duke e cilësuar këtë formë qeverisjeje si tirani.

Kalaja:  Kombi i deleve prodhoi qeverinë e ujqërve, ne u bëmë dele dhe këta u bënë ujqër. Por për një popull që fle, mbi të zgjohen tiranët. Ndaj të zgjohemi dhe mos të kërkojmë vetëm nga Zoti dhe ndërkombëtarët. Zoti nuk do ta ndryshojë kurrë gjendjen e një populli nëse ai nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen e tij.

Dhe të huajt nuk do të na presin në rast se ne nuk jemi dalzotësh të vendit dhe armikut t’i japim datë. Sepse çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta, prandaj fati i popullit tim është fati im. Kujdes, fati i buzëqesh vetëm guximtarëve dhe kurrë nuk është arritur ndonjë gjë e madhe pa përpjekje të mëdhaja. Skllëverit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. Për zogjtë e rritur në kafaz, fluturimi është sëmundje. Prandaj, një thirrje e kam edhe për ty o mercenar, që përshtyn gënjeshtra e propagandë për natë nëpër ekrane televizive. Shpirtin me bukë mbaje, por mos e bëj leckë dinjitetin e atdheut. Sepse ne nuk po vuajmë vetëm nga dhuna e Ramës, por ne po vuajmë edhe nga heshtja e të mirëve. Prandaj, më mirë zbathur sesa këmbët në një këpucë.

Shqipëria është një vend aq i korruptuar, saqë të quaj njeri të mirë vetëm duke mos bërë keq. Prandaj mos u mbyt nga e keqja, por ta mbysim të keqen me të mirë. Dhe mos vdis para se të të prekë plumbi. Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por quhet mafia. Në një ekip mafioz nuk ka dashuri, por qëllime të përbashkëta. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh problemet me vrasje. Do ta shohim. Rama apo Balluku? Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardhë të kalbura. Të zgjedhësh djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun dhe si deshi as nëna e vet.

Ruajuni asaj dite kur prijesi i një vendi të jetë më i prishuri e më i mjeruari në mesin e njerëzve me autoritet. Prandaj do ngrihemi derisa delet të bëhen ujqër. Prandaj jemi mbushur me zemërimin e të madhit Zot, sepse nuk po durojmë më. Zoti qoftë me ne.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?