Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë janë ndërmarrë masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit. Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në selinë blu, ndërkohë që forcat policore kanë nisur pozicionimin në zonën qendrore të Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare, rreth 15o0 efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, me fokus të veçantë sigurinë e godinës së qeverisë, e cila është blinduar.
Policia ka marrë masa shtesë për skenarë të mundshëm dhune, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike, ndërsa në tarracën e Kryeministrisë raportohet se janë vendosur snajperë.
Mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.
Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz.
Do të ketë edhe autobotë me ujë që do të qëndrojnë pas Kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh, ndërsa godina e Kryeministrisë është ‘veshur’ me gardh metalik.
Ashtu si në çdo protestë është krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë.
Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Nga ana tjetër, opozita ka vijuar përgatitjet për tubimin, duke vendosur podiumin nga ku pritet të mbahen fjalimet kryesore.
Protesta e sotme konsiderohet nga organizatorët si nisja e një serie aksionesh opozitare, me synimin për të ushtruar presion politik ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Prill18:56
Bushkolaj: Kokaina, call center-at dhe korrupsioni po varfërojnë qytetarët, ka arsye të forta për protestë
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se goditja e një grupi kriminal dhe sekuestrimi i rreth 7.5 ton&eu...
POLITIKE
17 Prill18:46
Pak para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në seli, pritet me ovacione
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Sali Berisha ka mbërritur në Selin&eu...
POLITIKE
17 Prill18:25
Nga shantazhi te aksioni i beftë në bizneset e bashkëshortit, zbardhen arsyet pse shpërtheu Elisa Spiropali
Duket se përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës e sidomos Belinda Ballukut që është rreshtuar në një krah me të nu...
POLITIKE
17 Prill17:13
Protesta e opozitës/ Berisha: Qytetarët mblidhen kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën kombëtare të opoztës, e cila do të zhvllihet sot në o...
POLITIKE
17 Prill17:02
Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra për të marrë pjes&e...
POLITIKE
17 Prill17:00
'Në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Ramës', Bardhi: Të protestojmë
Një arsye më shumë për të votuar është dhe vendimi i dhënë sot nga Gjykata Administrative e cila quajti të pal...
POLITIKE
17 Prill15:29
Skenarët e protestës/ “Rama dhe Balluku binom, s’presim t’i rrëzojmë sot!”, Korreshi: Pas fjalimeve, “drejtimin” e marrin qytetarët
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar protestën që do të mbahet sot në opozitë. Në një komunikim me gazetaren O...
POLITIKE
17 Prill13:48
Dega e PD, Gjirokastër: Të ngremë zërin kundër çmimeve të larta, sot në ora 19:00 të gjithë drejt Tiranës
Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Daniel Sino, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjes...
POLITIKE
17 Prill13:40
Berisha: Sot do jetë protesta më e fuqishme, dilni nga guaska e frikës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e sotme kombëtare...