Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë Mbi 100 vjet për t'u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse E martë, ditë tersi/ Horoskopi për 17 nëntor, kujdes me vendimet në punë, financat dhe surprizat në dashuri... Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur
POLITIKE

“Sot ra Yeffet e Ard Veliu, tetorin nuk do ta ‘hajë’ dot as Belinda”/ Lika: Rama iku nga zyra me vrap si frikacak! Ku ta shihni ndiqeni me vezë

P
Piranjat 2 October 2026, 20:22 · 2 min lexim
“Sot ra Yeffet e Ard Veliu, tetorin nuk do ta ‘hajë’ dot

Aktivisti Edison Lika ka reaguar nga protesta, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK për çështjen KAYO, ndërsa ka paralajmëruar intensifikimin e protestave gjatë muajit tetor.

“Sic do të shkojë puna, tetorin nuk do ta hajë as Belinda Balluku”, deklaroi Lika, duke iu referuar zhvillimeve të ditës, ku SPAK ka kryer kontrolle në kuadër të hetimit që lidhet me biznesmenin Ron Yeffet dhe kompaninë shtetërore KAYO. Sipas raportimeve, kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ardi Veliut, administrator i KAYO-s, ndërsa atij i është sekuestruar telefoni.

Lika i cilësoi Yeffet dhe Veliun si dy persona të rëndësishëm në atë që ai e quajti “tabela e shahut të Ramës”, duke pretenduar se zhvillimet e sotme përbëjnë një goditje për qeverinë. Ai iu referua gjithashtu të kaluarës së Veliut në krye të Policisë së Shtetit dhe kalimit të tij më pas në drejtimin e KAYO-s.

Aktivisti foli edhe për protestat e zhvilluara në Tiranë dhe pretendoi se kryeministri Edi Rama është larguar nga zyra pasi protestuesit iu afruan zonës së Kryeministrisë.

“Para pak ditësh Rama guxoi të rrinte në Kryeministri, sot sapo protestuesit kaluan hotel ‘Dajtin’, u largua me vrap. Frikacak!”, tha Lika.

Ai përmendi edhe protesta të tjera të zhvilluara në Tiranë, duke iu referuar tubimeve pranë Ministrisë së Kulturës dhe Kuvendit.

Në vijim, Lika komentoi edhe përplasjen me deputetin socialist Erion Braçe, duke e akuzuar se në legjislaturën e kaluar fliste për Divjakën, ndërsa sot, sipas tij, fokusohet te Njësia 5. 

“Sot ka pasur edhe një konflikt me Erion Braçen që në legjislaturën e kaluar fliste për Divjakën, pse nuk flet sot për Divjakën ai? Flet për njësinë 5, ai ka qenë vetëm shërbëtor i Ramës dhe PS.

Kudo t’i shihni Ramën dhe këta deputetë, thuajini që janë maskarenj e hajdutë dhe ndiqini me vezë”, tha ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.