Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët
POLITIKE

“Ramës i ka hyrë ‘lepuri në bark’!”/ Aktivisti: Sot u bastis shtëpia e Ronit, shpejt shtëpia e kryeministrit! Në 8 tetor, me mijëra në Tiranë

P
Piranjat 2 October 2026, 20:11 · 2 min lexim
“Ramës i ka hyrë ‘lepuri në bark’!”/

Vijojnë të mbahen fjalimet në ditën e 125 të protestës para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit u shpreh se kreu i qeverisë është larguar me shpejtësi së bashku me eskortën e tij, sapo pa protestuesit që po mblidheshin.

“Pak më parë ndërkohë që kryeministri në ikje ishte pranë zyrës, iku i tmerruar me eskortën e vet, nga frika e popullit protestues. I ka hyrë lepuri në bark”, tha ai.

Aktivisti bëri thirrje për bashkim të protestuesve, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për përçarje.

“Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Kush provokon bën lojën e Ramës. O jeni me protestën, o jeni me pushtetin”, u shpreh ai.

Në vijim, ai kritikoi qeverisjen e Ramës për politikat urbane dhe ndërtimet në Tiranë, duke deklaruar se “i vetmi plan i Ramës është ndërtimi i kullave”.

Aktivisti iu referua edhe kontrolleve të SPAK në banesën e Ron Yeffet, duke e lidhur zhvillimin me presionin e protestave dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“SPAK ka kontrolluar banesën e Yeffet. Kjo i vjen jo vetëm nga protesta, por edhe nga aleati SHBA. U bastis shtëpia e Ronit, së shpejti do bastiset shtëpia e Ramës”, deklaroi ai.

Në fund, aktivisti njoftoi për një tjetër protestë më 8 tetor në Tiranë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Ai përmendi gjithashtu se më 8 tetor në Kuvend pritet të votohet reforma territorial ndaj kërkoi pjesëmarrje aktive.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.