Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm
POLITIKE

SPAK në vilën e Yeffet/ Spahia: Të mos goditen vetëm hallkat e ndërmjetme, hetimi të shkojë te maja e pushtetit

P
Piranjat 2 October 2026, 19:59 · 2 min lexim
SPAK në vilën e Yeffet/ Spahia: Të mos goditen vetëm hallkat

Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme nga SPAK, përfshirë kontrollet e ushtruara në vilën e biznesmenit Ron Yeffet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spahia shprehet se kontrollet ndaj Ardi Veliut, Ministrisë së Mbrojtjes dhe TMAK tregojnë se rrjeta po ngushtohet, por shton se goditja e hallkave të ndërmjetme nuk mjafton për të zgjidhur problemin.

Ai kërkon që hetimet të shkojnë te përgjegjësit më të lartë politikë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si “koka e qeverisë kriminale” dhe duke argumentuar se sistemi nuk mund të çmontohet pa u goditur drejtpërdrejt porositësi dhe përfituesi i vërtetë.

Zhvillimet e sotme nga SPAK, me kontrollet e ushtruara në vilën e Ron Yefet, tek Ardi Veliu,  Ministria e Mbrojtjes e Ermal Rraketës dhe TMAK, tregojnë se rrjeta po ngushtohet. Por le të jemi të qartë. Të presësh degët pa prekur rrënjët e problemit nuk e shëron dot sistemin.

​Rënia e koordinatorëve dhe zbatuesve të punëve të pista është vetëm hapi i parë. Pa u goditur drejtpërdrejt porositësi dhe përfituesi i vërtetë i të gjitha këtyre aferave korruptive, vetë koka e qeverisë kriminale Edi Rama, Shqipëria nuk ka shpëtim dhe nuk do gjejë qetësi.

Modeli i kriminalizimit institucional nuk mund të zhbëhet nëse llogaridhënia nuk shkon deri në majën e pushtetit, aty ku ndërtohet dhe mbrohet ky sistem.

​Shqipëria do të vazhdojë të mbetet peng i një drejtësie të munguar për sa kohë goditen vetëm hallkat e ndërmjetme. Kërkohet drejtësi e plotë dhe e pamëshirshme ndaj korrupsionit, jo drejtësi me regji!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.