Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
I ftuar në emisionin 'ASHOW', deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se pas skandalit me fondet e AKSHI-t fshihet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë institucion si një strukturë në shërbim të abuzimit me qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Strazimiri denoncoi atë që e quajti ‘skemë grabitjeje’ përmes tenderave milionëshe për sisteme që, sipas tij, nuk funksionojnë, ndërsa akuzoi për lidhje të drejtpërdrejta politike në shpërndarjen e fondeve dhe mungesë totale përgjegjësie nga organet e drejtësisë.
Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një aferë të përmasave të mëdha që, në vend të sigurisë dixhitale, ka prodhuar korrupsion dhe pandëshkueshmëri.
Pjesë nga deklarata:
Është direkt Edi Rama. AKSHI është një drejtori në vartësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit. Mirlinda e AKSHI-t, në fakt, është Mirlinda e Edi Ramës. AKSHI supozohet të na mbrojë nga pikëpamja dixhitale, virtuale, e internetit dhe e informacioneve; të mbrojë të gjitha sistemet që kemi, sekrete ose jo, databazën e shtetit, si dhe disa operacione të tjera që realizohen përmes platformave si “Diella” apo të tjera, pjesë e propagandës që ata përmendin.
Në fakt, asgjë nuk funksionon siç duhet. Edhe e-Albania dhe sisteme të tjera menaxhohen nga AKSHI.
Ne paguajmë për AKSHI-n të paktën 600 milionë euro në vit përmes tenderave, që supozohet të na garantojnë sigurinë dhe funksionimin e këtyre sistemeve, por në realitet kjo nuk ndodh. As e-Albania nuk funksionon, as kadastra online, asnjë prej sistemeve online nuk funksionon siç duhet.
Herë pas here njoftohemi për sulme kibernetike nga iranianët, të cilët, sipas deklaratave, nuk paskëshin marrë të dhëna, ose më saktë kanë marrë çfarë u nevojitej nga databaza dhe na kanë lënë neve aksesin. Ky është thelbi i çështjes.
Të gjitha këto 600 milionë euro në vit administrohen nga Mirlinda, e cila varet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Ajo, që supozohej të luftonte korrupsionin, i shpërndante fondet jo në zyrën e qeverisë, por në zyrën private të Ergys Agasit, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ai vazhdon të jetë në atë detyrë, pasi nuk ka asnjë dokument që të provojë shkarkimin e tij. Kjo do të thotë se ai është një lloj sekretari i parë i qarkut të Durrësit, që përfshin Krujën, Fushë-Krujën, Sukthin, Shijakun e me radhë.
Pra, situata është e thjeshtë: 600–700 milionë euro në vit për sisteme që nuk funksionojnë, ndërkohë që databazat tona dalin jashtë vendit dhe përfundojnë në duart e kujtdo. Të gjitha këto vendime, sipas pretendimeve, merreshin në zyrën e Ergys Agasit.
Një fjali simbolike mbetet kjo, “Vlen 2 milionë euro? S’ka gjë, e bëjmë tenderin 4.” Pra, një fond prej 2 milionë eurosh dyfishohej pa problem. Këto diskutime, sipas akuzave, bëheshin në një zyrë ku konsumohej verë me vlerë 33 mijë euro shishja. Përmendet edhe një kantinë me vlerë 3 milionë euro, e cila u bllokua nga SPAK-u me prani policie dhe shirita sigurie, por brenda natës u zbraz plotësisht pa u kuptuar se çfarë ndodhi. Nuk ka asnjë polic të arrestuar, asnjë person përgjegjës për ruajtjen e saj.
Nëse për 3 milionë euro ndodh kjo, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me shuma 50, 60 apo 70 milionë euro. Në fund, shkarkohet Ilirjan Proda, jo për çështjen e kantinës së bllokuar, por për mosmenaxhimin e një incidenti tjetër. Kjo e bën situatën të duket si një shtet absurd.
Këtu jetojnë ambasadorët dhe trupi diplomatik. Prandaj çështja thelbësore mbetet drejtësia. Drejtësia, siç është ndërtuar në Francë, Gjermani apo Itali, duhet të funksionojë edhe këtu. Nëse nuk funksionon përmes gjykatave, rreziku është që të kërkohet në forma të tjera.
Eduard Shalsi ka treguar se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. “Duhet të ...
Imuniteti i Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës në seancën e ditës së enjte. Në urdhrin e kryetarit t&eum...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët do të jenë ata që do ta nxjerrin nga pushteti Kryeministrin...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, kryetarja Ina Zhupa u përplas me dy deputetët socialist&e...
17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine &...
Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi tha se përmbytjet e përsëritura në zonën e ish-Kënetës nuk ...
Këtë të martë kreu i PD Sali Berisha është ndalur në Durrës, ku ka mbajtur Foltoren e radhës. Berisha ësht&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Durrësi qeverinë se ka braktisur 600 familje të përmbytura dhe ka refuzuar t&e...
Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë presioni në rritje në disa fronte, nga afatet e brendshme politike lidhur me ish-ministren e tij Beli...
Qeveria nuk e ka ende një faturë, se sa dëm u është shkaktuar fermerëve nga përmbytjet e muajve të fundit. Në komis...