POLITIKE

Berisha paralajmëron: Edi Rama, ti do të shkosh në burg, aty e ke vendin

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 20:32
Berisha paralajmëron: Edi Rama, ti do të shkosh në burg, aty e ke

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët do të jenë ata që do ta nxjerrin nga pushteti Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë që Rama apo udhëheqës të tjerë të mbyllin rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që kritikoi politikën ndërkombëtare të kryeministrit, duke e krahasuar me praktikat diktatoriale të regjimeve të kaluara dhe duke vënë theksin te përgjegjësia për mbrojtjen e ligjit dhe Kushtetutës.

"Ky konsideron qytetarin, më falni për shprehjen, por atë e përdor ndonjëherë ‘hunj të kuq’, njerëz që nuk kanë mendjen, njerëz që nuk arsyetojnë. Të gjithë fushatën e bëri me integrimin europian. U tha që në, 2027-2028 jemi në BE. Tani thotë, jo. Tani thotë, nuk ka më nevojë që të shkojmë aty.

Merr dhe Vuçiçin si dëshmitar, dhe i bëjnë letër. Por a do lejojmë ne të përcaktojnë fatin tonë kriminelë si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç? A do lejojmë ne që të mbyllin ata dyert e Europës për ne. Kurrën e kurrës! Ky, po të dojë të shkojë në Beograd.

Dhe atje do e kapin, dhe atje do e gjejnë. Po ne, rrugën e Europës nuk na e mbyll dot njeri. Imagjinoni, për çfarë është Durrësi?

Durrësi në shekuj ishte kryeura e kombit me Perëndimin dhe tani që po ecnim, tani del ky, thotë jo, do bëj vjedhjet e mia unë, nuk kam punë me standardet e Europës unë. Kurrë ndonjëherë fati i Shqipërisë nuk ka qenë kaq në rrezik. Pse? Ua them unë. Enver Hoxha në 1946 e ndau nga bota Perëndimore, një armik i vërtetë.

Por ishin dy kampe, e vendosi në kampin e gabuar. Kurse ky, ku po e nxjerr Shqipërinë që do ta largojë nga BE? Ku do ta çojë? Me Serbinë? Ku do ta çojë? Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çiflikun e tij për ta vjedhur çdo ditë. Ndaj dhe ne, do t’i përgjigjemi këtij me guximin më të fuqishëm, me zemërimin më të fuqishëm, dhe ne do ta rrëzojmë këtë.

Miq, stina është e demokracisë, e demokratëve, nuk është e diktatorëve.

3 mijë djem dhe vajza vrau Ajetollah Kameini në Teheran para 1-2 muajsh. Nuk tha një fjalë të vetme për ekzekutimin e tij. Pse nuk foli? Kompleksi i diktatorit. E ndjen në shpirt se është si ai, diktator. E ndjen në shpirt se koha për të nuk po punon. Por edhe ne tani, ne nuk presim të vijë as Amerika, askush tjetër. Ne jemi mirënjohës dhe duhet të jemi shumë mirënjohës.

Dhe ju e dini që unë e bëj me gjithë zemër mirënjohjen ndaj miqve që erdhën dhe thanë: që në qoftë se mbron Belindën, ti me ne nuk ke punë më. Se nuk mundet që ne të pranojmë një qeveri e cila del mbi ligjin, mbi Kushtetutën për të vjedhur.

Ia thanë gjermanët. Në mbledhjen e grupit i shpalli armiq. Leji tha, ata na kanë bërë të këqija shumë ne. Na kanë dhënë nja 1.5 miliardë euro ndihma në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtu, ndihmat e tyre janë ndjerë, i kujtoj si sot. Po kështu vendet e tjera. Ato jo. Sado të na mbyllësh ne dyert e Europës, do të të mbyllim ty në qeli Edi Rama.

Dhe ta them haptas: ti do shkosh në burg, po. Dhe as mos negocio, as mos u lodh të negociosh se forcë në botë që pengon popullin shqiptar pa të çuar ty aty ku e meriton nuk ka. Por tregove se je i aftë të bësh ndaj tyre ato që ka bërë Enver Hoxha, ta izolosh, ta grabisësh, ta shtypësh, ta plaçkisësh," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 3 Mars18:06

Bela fut në bela ndërtimin

Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë