POLITIKE

Bylykbashi akuza mazhorancës: Përmbytjet në Durrës, pasojë e tekave korruptive

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 19:27
Bylykbashi akuza mazhorancës: Përmbytjet në Durrës,

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi tha se përmbytjet e përsëritura në zonën e ish-Kënetës nuk janë një fatkeqësi natyrore, por pasojë e "dorës së njeriut" dhe "tekave korruptive".

Në foltoren e Partisë Demokratike që po organizohet sot pasdite në Durrës, Bykykbashi duke akuzuar qeverinë qendrore dhe atë lokale për braktisje dhe keqqeverisje, e cilësoi Partinë Demokratike si alternativën e vetme. Ai premtoi se kjo zonë do të ketë përfaqësim dinjitoz dhe do të zhvillohet sipas standardeve moderne për të ndalur largimin e të rinjve, duke mbyllur fjalimin me një thirrje për fitore në përballjen e ardhshme politike.

Bylykbashi u shpreh i bindur se  përballja e ardhshme do të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me një qeveri teknike dhe Partia Demokratike fiton.

Deklarata:

Këtë betejë ta çojmë përpara ta çojmë deri në fund. Ditët e regjimit të Edi Ramës janë të numëruara. Duhet vetëm ne të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme në këtë përballje për ta rrëzuar. Miq, po vjen dhe pak dhe mbushet viti nga zgjedhjet e 11 majit. Këto dy grup seksione këtu janë, kanë qenë në të gjithë karrierën time politike për aq kohë sa unë jam deputet, kanë qenë të jashtëzakonshme në punën që e kam bërë. Në të gjitha momentet, në të gjitha përballjet, ju keni qenë pararoja e rezultateve të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. Dhe është puna e drejtuesve, e anëtarëve dhe e strukturave të cilët kanë arritur ta japin këtë edhe në ditën më të vështirë. Edhe në presionin më të madh të pushtetit, qoftë atij qendror, qoftë atij këtu lokal. Mos harrojmë që ne nuk përballemi vetëm me qeverinë në Durrës, përballemi me bashkinë e dytë më të madhe që është zemra e sistemit të patronazhimit këtu. Këtu në këtë bashki kalojnë. Megjithatë ju e keni përballë këtë me nder, me kurajo, me sakrificë. Jeni përballë ditët më të vështira përsëri siç e tha Froku, keni dalë fitues edhe në momentet më të vështira të Partisë Demokratike. Unë për këtë si drejtues politik i qarkut Durrës, ju falenderoj nga zemra I gjithë qarkut të Durrësit, u pati përballje të jashtëzakonshme me të gjithë makinerinë shtetërore, pa asnjë përjashtim.

Por jo vetëm makinerinë shtetërore, por dhe makinerinë kriminale, të organizuar në çdo kuadrat, në çdo lagje, në çdo qark, në çdo qytet pa lënë asgjë rastit, përsëri arritët dhe u përballët. U përballët dhe mbrojtët një rezultat që sado nuk është fitore absolute, arritët që të përballni makinerinë e shtetit dhe të krimit dhe kjo tregon që në qoftë se ne punojmë fort, në qoftë se ne do të punojmë më mirë, në qoftë se ne do të vëmë përsëri njerëzit e duhur të cilët do të na çojnë përpara, jam i sigurt që me situatën që po zhvillohet, me forcën tonë, me atë përballje që jemi duke treguar në mënyrë fare të qartë, pothuajse prej javësh tani, me protestat, po dhe me me të gjithë aksionin tonë, në parlament, jashtë parlamentit, me ndërkombëtarët, jam i sigurt, përballja e ardhshme do të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me një qeveri teknike dhe Partia Demokratike fiton sepse jeni ju këtu.

Unë nuk do ta harroj një porosi të doktor Berishës kur unë shkova për herë të parë kandidat për deputet në vitin 2013. Një nga zonat që do të përfaqësoja ishte kjo zonë. E cila falë jush nuk është më ish-Këneta e Durrësit. Falë jush është Durrësi i ri. Keni krijuar një realitet i cili 30 vite më parë as mendohej fare. 30 vite më parë për durrsakun nuk mendohej që kjo zonë do të ishte kjo që është sot. A është mirë? Absolutisht është një situatë e papranueshme. Por ama ju me shpirt, me dhëmb, me sakrifica e keni transformuar deri këtu, por shteti nuk ka ardhur tek ju. Edhe kur ka ardhur, ka ardhur vetëm me programe elektorale, me asfalt elektoral, me investime të cilët kanë prodhuar shpeshherë më shumë probleme për ju sesa ju kanë zgjidhur hallet. Sepse nuk janë bërë për ju, janë bërë vetëm për të kaluar radhën për të fituar zgjedhjet. Ju këtë, ju këtë e dini dhe për të grabitur, për të vjedhur lekët. Përmbytjet brenda një viti, katër herë përmbytje e kësaj zone, por edhe e gjithë qytetit të Durrësit, ka vetëm një arsye, dorën e njeriut. Dorën e Edi Ramës, kryetares së bashkisë dhe të gjithë atyre, asaj bande bashki buzukësh, që nuk kanë lënë para pa vjedhur në 25, tashmë pothuajse 26 vite që qeverisin qytetin e Durrësit. Imagjinoni sa buxhete janë shpenzuar, sikur një pjesë e atyre të ishin shpenzuar me një plan afatmesëm, një afatgjatë, kjo zonë këtu nuk do të vuante nga përmbytjet, do të kishte gjithë infrastrukturën, dhe do të kishte të gjitha kushtet për të qenë një zonë dinjitoze për të gjithë ju. Atëherë kur unë nisa fushatë, doktor Berisha më tha një gjë. Në atë kohë doktor Berisha, kryeministër, më tha një gjë.

Ne nëse marrim mandatin, ajo zonë do të ketë në çdo cep, në çdo centimetër katror infrastrukturën më moderne. Përsëri unë besoj që ky mbetet një objektiv i padiskutueshëm që do të realizohet sapo ne të vijmë në pushtet. Kjo zonë duhet të ketë, duhet të jetë me të njëjtat standarte e çdo qyteti modern. Vetëm ashtu ju mbani ju këtu, mbani të rinjtë këtu, fëmijët tuaj këtu dhe nuk ikin. Gjejnë mundësinë, zhvillohen bizneset. Nuk ka pse të jetë Durrësi vetëm një qendër, mund të zhvillohet këtu. Por nuk ka pse të përmbytet sepse nuk duan të hapin hidrovorin e vjetër. Dhe jeni ju që e vuani. E besoj e keni dëgjuar atë histori që hidrovor i ri është është 1.2 metra më lart se sa hidrovor i vjetër. Për tekat e tyre korruptive, sot vuan një komunitet që është rreth 40% e qytetarëve, banorëve dhe zgjedhësve të qytetit të Durrësit. Kështu që, e gjithë kjo, po nuk është vetëm ky problemi. Po jo vetëm ju përmbysin, po u tha më herët, ju trajtojnë në mënyrë krejt selektive. Ju lënë aty pa i marrë ato dëmshpërblime. Njerëzit i zuri përmbytja e dytë, përmbytja e tretë, nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin. I marrin ata që janë të sistemit të patronazhimit, nuk i merrni juve. Një shtet i drejtë i duhet shqiptarit, nuk është historia të bëjmë gjykata, është e rëndësishme të bëjmë një shtet që është i drejtë, është i thjeshtë, kur ju të shkoni tek bashkia apo njësia administrative merrni të drejtën tuaj. Unë besoj që e vetmja alternativë që shqiptarët dhe kjo zonë në mënyrë të veçantë, banorët e kësaj zone këtu të qytetit të Durrësit, janë, kanë vetëm një alternativë që është Partia Demokratike. Edhe diçka. Duhet, unë jam i bindur për këtë, duhet patjetër që ne si Partia Demokratike të gjejmë mekanizmat në mënyrë që kjo zonë të ketë përfaqësimin e saj, përfaqësimin më të mirë të mundshëm, jo vetëm brenda strukturave të Partisë Demokratike, por në Këshill Bashkiak, dhe në çdo instancë tjetër të pushtetit, mundësisht edhe në përfaqësimin politik në parlament. Duhet që ne në këtë mënyrë të reflektojmë atë që është një realitet i ri, janë njerëz të cilët kanë aspirata dhe duan të jenë ata të cilët nuk i shkel me këmbë oligarkia. Nuk bën projekte për t'u prishur shtëpiat në mënyrë që të bëjnë pallate të shtrenjta sepse kështu kanë vendosur. Së bashku ne mund t'ia dalim. Unë edhe njëherë kam besim të jashtëzakonshëm që të gjithë së bashku, me drejtuesit e Partisë Demokratike këtu në këtë zonë, në të gjithë qytetin e Durrësit, në të gjithë qarkun e Durrësit, në përballjen e ardhshme do të jemi fitimtarë. Fitore!

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 3 Mars18:06

Bela fut në bela ndërtimin

Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë