Flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit në Tërbun të Pukës
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin e tij në Kuvend, lidhur kredinë 35 milionë euro për sistemin e shpërndarjes së energjisë, të cilën ai e konsideron si një tentativë të re vjedhje nga Ministria e Energjisë.
Këlliçi ka akuzuar qeverinë për abuzim me fondet publike, duke e cilësuar këtë iniciativë si një tjetër përpjekje për keqpërdorim financiar, ndërsa ka vënë në pikëpyetje nevojën për këtë hua, në kushtet kur, sipas tij, janë kryer më parë investime të konsiderueshme në të njëjtat zona.
Deputeti demokrat gjithashtu solli në vëmendje disa fakte që sipas tij tregojnë abuzimin e hapur, me protagoniste sipas tij, ish-ministren e Energjetikës, Belinda Balluku.
“Në tetor të vitit 2024, Belinda Balluku u tha shqiptarëve se kishte bërë një investim të mrekullueshëm për nënstacionin e Lezhës që do të mbulonte dhe Shëngjinin, e jo vetëm për kapacitetet aktuale por edhe për të mbuluar kapacitetet e reja të turizmit për të cilat Edi Rama u ka firmosur lejet e ndërtimit”, tha ai.
“Pas këtyre fakteve që ju bëra publike dilni këtu dhe i thoni shqiptarëve, o ka vjedhur Belinda Balluku këto miliardat e sipëcituara dhe investime s’ka, ose Balluku i paska bërë investimet e ju thjeshtë doni të vidhni tani, se rrugë apo logjikë tjetër nuk ka”, u shpreh Këlliçi.
Fjala e sotme në Kuvend për tentativën e re të vjedhjes së 35 milionë eurove nga qeveria Rama, me justifikimin se ato dhjetëra milionë që u vodhën nga banda e Ministrisë se Energjisë dhe OSSHEE në 2019 dhe 2024, nuk paskan mjaftuar…
Sot në Kuvend, Këshilli i Ministrave kërkon që të miratojmë një kredi 35 milionë euro për sistemin e shpërndarjes.
Sipas kësaj marrëveshje kjo hua do të përdoret për të investuar në:
1- Ndërtimi i nënstacionit Shëngjin
2- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 1
3- Rindërtimi i nënstacionit Shkodra 2
4- Instalimi i sistemit të telekontrollit për 20 kabina në Qarkun Shkodër
5- Ndërtimi i nënstacionit Fushë-Krujë dhe rrjetit të shpërndarjës TM/TU
Edhe pse ka një kompani shumë fitim prurëse si OSSHEE e cila ka deklaruar qindra milionë euro investime në sistemin e shpërndarjes, e cila ishte jo vetëm foleja e patronazhistëve, por kjo kompani ishte mburrja më e madhe e 2 mandateve të para të Rilindjes, për rritjen e faturimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet.
Sot kërkojnë që ne të votojmë për marrjen e 35 milionë eurove për këto investime.
Por faktet flasin ndryshe të nderuar qytetarë.
Kjo qeveri në 13 vite ka patur veç abuzim, propagandë, skandale korruptive e sot po u rikujtoj propagandën e tyre.
Sipas të dhënave rezulton se:
1- Shkodra ka një nënstacion të ri, investim i mandatit të 3
2- Lezha ka një nënstacion të ri të para 1 viti
3- Velipoja ka një nënstacion të ri të mandatit të 3, ku është bërë edhe linja e re 110/35 kv me 2 qarqe.
4- Nënstacioni i Bushatit i bërë në mandatin e dytë.
5- Në Fushkrujë është investuar i gjithë rrjeti TM (tensioni mesëm).
6- Instalimi i telekontrollit në distancë i 20 kabinave në Shkodër ka zero efiçencë në sistemin e shpërndarjes, pasi për ata që e kuptojnë 20 kabina janë 1 fider, qyteti i Shkodrës ka mbi 40 fidera. Ndërkohë sistemi i telekontrollit apo kontrollit në distancë ka dështuar si projekt në Tiranë dhe Vlorë.
Impakti në sistemin e shpërndarjes nga ky projekt është ZERO.
Pra si çdo investim tjetër, me justifikimin e rindërtimit është vetëm licensa e rradhës për të grabitur, jo vetëm fondet e buxhetit por tashmë edhe kreditë e huaja.
Sot po ju tregoj dy raste të propagandës së Qeverisë e specifikisht të Belinda Ballukut për të kuptuar se kjo kredi nuk është për investim, por për abuzim apo ndonjë qokë ndërkombëtare të radhës.
Në foton e parë keni Belindën dhe Ad Çelën.
https://www.infrastruktura.gov.al/nenstacioni-ne-fushe…/
Belinda Balluku sipas postimit në faqen zyrtare të Ministrisë thotë se:
Me një investim prej 1 miliardë lekësh të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, kanë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kv, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave si dhe shtrimin e 130 kilometra rrjet kabllor abc.
Pra aty ku sot kërkoni të merrni kredi për të bërë investime, paskeni bërë mrekullinë me 10 milionë euro në vitin 2019 jo vetëm për Fushë-Krujën, por edhe për fshatrat përreth.
Vazhdojmë me foton e dytë, ku keni Belinda Ballukun dhe Blendian Dalipin e shpërndarjes.
https://www.infrastruktura.gov.al/balluku-inspekton…/
Sipas këtij njoftimi Balluku shprehet se investimi i ri në nënstacionin e Lezhës; “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”
Pra, në tetor të vitit 2024, Belinda Balluku u tha shqiptarëve se kishte bërë një investim të mrekullueshëm për nënstacionin e Lezhës që do të mbulonte dhe Shëngjinin, e jo vetëm për kapacitetet aktuale por edhe për të mbuluar kapacitetet e reja të turizmit për të cilat Edi Rama u ka firmosur lejet e ndërtimit.
Të ndëruar kolegë të mazhorancës,
Pas këtyre fakteve që ju bëra publike dilni këtu dhe i thoni shqiptarëve, o ka vjedhur Belinda Balluku këto miliardat e sipëcituara dhe investime s’ka, ose Balluku i paska bërë investimet e ju thjeshtë doni të vidhni tani, se rrugë apo logjikë tjetër nuk ka.
Ndërkohë në përfundim të fjalës sime,
Dua të rikujtoj Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë se i kam dërguar një kërkesë për informacion nëse ky shtet rrumpallhane ka ndonjë studim sesi Sistemi jonë i Transmetimit do të përballojë gjithë kapacitetet e reja të miratuara për ndërtimin e centraleve fotovoltalike dhe eolike.
Sepse para pak vitesh prej abuzimit tonë shkaktuam 2 blackout në Rajon, duke rrezikuar rrjetin në sinkron të Evropës Kontinentale e shyqyr u bllokua efekti kaskadë në Kroaci.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar publikisht me një letër drejtuesit të INFOÇIP, Gerti Shella, duke ngritur sh...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas akuzave të t...
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD, Saimir Korreshi u përplas me ministrin e Energjis&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, ku ka komentuar zhvillimet lidhur me fondet e IPARD...
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë janë lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me nj...
Deputeti demokrat Eno Bozdo, akuzoi mazhorancën për projektligjin e fundit që votoi në Parlament, mbi portet turistike, duke i kërkua...
Deputeti i PD Saimir Korreshi ka listuar ditën e sotme një sërë problematikash që po përballet sistemi i shëndetësis&e...
Në seancën plenare të kësaj të enjte ishte parashikuar një interpelancë me Edi Ramën e kërkuar nga deputët A...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar nga vendi i tij ndaj fjalës së ministrit të Bujqësisë, Andis Salla. Ai ‘sfidoi&rs...