POLITIKE

Vendimi për Ballukun/ Gjoni: Rama po mundohet të fitojë kohë pas kërkesës së SPAK për arrestimin

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 09:12

Vendimi për Ballukun/ Gjoni: Rama po mundohet të fitojë kohë

Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni gjatë një intervsitë në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e cilëson të gjithë procesin si një “manovër politike” të kryeministrit Edi Rama për të fituar kohë dhe për të zvarritur përballjen me kërkesën e SPAK në Kuvend. Sipas tij, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duhej të kishte vazhduar punën pa u ndikuar nga çështja e pezullimit, pasi kërkesa e organit të akuzës për masë sigurie është një çështje më vete dhe nuk lidhet proceduralisht me të.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri deputeti hodhi akzua për një presion të jashtëzakonshëm të ushtruar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Madje, pretendohet se edhe vonesa në miratimin e rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët ishte e lidhur direkt me këtë rast, si një formë presioni për të ndikuar në vendimmarrje.

Flavio Qarri: Do të flasim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë ndodh, cilët janë skenarët, si pasohet tani ky vendim, ky pezullim dhe a është hapur rruga për arrestin. Tani pyetja është e thjeshtë. Ka një konfuzion shumë të madh publiku në lidhje me vendimin katër me katër. Por ndërkohë vendimi katër me katër nënkupton njohjen e pezullimit të gjykatës. Çfarë, ndreqi, ndodhi këtë fundjavë zoti Gjoni?

Gjin Gjoni: Të them të drejtën, unë nuk jam se jam i surprizuar dhe normalisht edhe në daljet e mia televizive unë kisha parashikuar të tre variantet që mund të ndodhnin në rastin konkret. Një nga variantet ishte kur votat ndahen barazim dhe kërkesa konsiderohet e rrëzuar për arsye të mosmarrjes së korumit të nevojshëm, sepse duhet të ishte në raportin pesë me katër në rast se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do ishin prezent.

Dhe në rastin konkret, jo për shkak të vendimmarrjes. Unë e kam thënë edhe më parë që, Këshilli i Mandateve duhet të kishte vazhduar punën sepse çështja e pezullimit nuk ka lidhje fare me çështjen dhe me kërkesën e organit të SPAK-ut për marrjen e një mase të re sigurimi.

Që ka kërkuar arrestin. Unë dhe të gjithë grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike, jemi të bindur që kjo është një manovër politike për të fituar kohë nga ana e zotit Rama në raport me kërkesën e SPAK-ut.

Dhe ashtu doli dhe po ta shihni, pavarësisht dashamirësisë ose të them, duhet të jemi edhe objektivë ndaj atyre gjyqtarëve të katërt prej të cilëve dhanë një vendimmarrje të tillë dhe ishin kundër kërkesës së kryeministrit, sepse ju e dini presionin e jashtëzakonshëm të kryeministrit që bëhej në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe të tërthortë dhe të jeni të sigurt që edhe kërkesa dhe presioni që bëhej për mosrritjen e rrogave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ishte e lidhur me këtë temë dhe nuk kishte lidhje me çështjen, e rrogave sepse 37 milionë euro që diskutohet, nuk është ndonjë, shtim i madh në buxhetin e shtetit. Ju e dini se me 50 milionë euro të vjedhura në një tunel, zgjidhen të gjitha rrogat e gjyqtarëve.

Njëkohësisht ngelin edhe ca teprica në lidhje me pensionistët.

Tani, përveç faktit që duhet përgëzuar këto, këta gjyqtarë sepse Partia Demokratike nuk është gjithmonë kritike ndaj vendimmarrjes së gjyqësorit. Në momentin që vendimmarrja është një vendimmarrje e drejtë dhe e mbështetur në ligj dhe kushtetues, patjetër që ne do e mbështesim. Por nga krahu tjetër, vonesat në marrjen e kësaj vendimi kanë krijuar një pështjellim të jashtëzakonshëm sepse periudha nga ngritja e kërkesës deri në marrjen e vendimit ka lënë gjithmonë ekuivoke për keq interpretim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?