POLITIKE

Tomorri: Rezoluta për integrimin në BE gjë e mirë, por pa efekt real, problem mbetet qeveria

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 18:57
Tomorri: Rezoluta për integrimin në BE gjë e mirë, por pa

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar rezolutën për integrimin europian dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke ngritur pikëpyetje mbi vullnetin real të qeverisë për të avancuar në këtë proces.

Sipas Tomorrit, votimi i një rezolute për integrimin është një sinjal politik pozitiv që i shpreh Europës vullnetin e forcave politike dhe të popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, por ai theksoi se një dokument i tillë nuk ka fuqi legjislative dhe nuk e detyron qeverinë të veprojë.

Ai tha se në institucionet europiane nuk ka pasur asnjëherë bindjen se opozita shqiptare ka qenë kundër integrimit, ndërsa shtroi pyetjen nëse qeveria e kryeministrit Edi Rama e dëshiron realisht anëtarësimin në BE.

‘Po pse ju mendoni që Edi Rama ka, e ka problem të të firmosë apo të votojë dokumenta të tilla?

Grupi i vet. Partia Socialiste, kur themi Edi Rama themi Partia Socialiste. Problemi është ky që, ok, ajo është një rezolutë, mirë bëhet që votohet sepse i i shpreh Europës edhe njëherë vullnetin e të gjitha forcave politike, parlamentit të Shqipërisë dhe popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, por ne duhet të kemi parasysh disa gjëra. Së pari, rezoluta nuk është një dokument me fuqi legjislative, një dokument që kushtëzon qeverinë.

Ne jemi, ne kemi një problem që kemi ligje dhe qeveria nuk do t'ia dijë fare, i shkel sa herë të ketë qejf, jo më çështje rezolute. Dhe unë nuk mendoj që ka qenë ndonjë idiot në Bashkimin Europian, në Komisionin Europian apo në Parlamentin Europian që ka menduar ndonjëherë se Partia Demokratike e Shqipërisë ka qenë kundër integrimit. Pavarësisht se çfarë mund të paralajmërojë.

Nuk, nuk besoj që ka pasur një në Bruksel që mendonte që Partia Demokratike është kundër anëtarësimit apo opozita është kundër...

Çështja shtrohet, a e do qeveria e Edi Ramës anëtarësimin apo jo? Kjo është pyetja që ka sot, sepse veprimet që bën mazhoranca dhe qeveria. Pra, ti mund të thuash që unë Bashkimin Europian do anëtarësohem, po në qoftë se nuk zbaton ligjin, në qoftë se vendos parlamentin barrikadë, barrikadë për hetimin e zyrtarëve të qeverisë tënde, në qoftë se ke instaluar një regjim, në qoftë se nuk pyet për shtetin ligjor, në qoftë se manipulon zgjedhjet...

Në qoftë se përdor burime shtetërore për zgjedhjet, nuk respekton standartet më minimale demokratike, atëherë do të thotë që ti nuk e do anëtarësimin.

Çfarë ndodh mbas kësaj rezolute? Çfarë do të ndodhë? Asgjë’, u shpreh gazetari.

Duke folur për ambasadorët e vendeve të BE-së dhe jo vetëm, në Tiranë gazetari Klodian Tomorri u shpreh se, ata nuk kanë asnjë ndikim.

‘Këta nuk informojnë asgjë. Po të them edhe njëherë, jemi sot, e pranojmë të gjithë që procesi i anëtarësimit ka ngecur, procesi i integrimit ka ngecur me IBAR-in. Tani, IBAR-i që ka bllokuar, që kanë bllokuar vendet anëtare të Bashkimit Europian, disa vende, të cilat, sipas raportimeve që po kemi, është rritur numri i vendeve skeptike, ka shkuar në nëntë vende tani që kërkojnë.

Ato vende nuk e kanë bllokuar procesin sepse mendojnë, apo besojnë, apo dyshojnë që këtu ka një opozitë që nuk do të anëtarësohet. Apo ka ndonjë forcë politike, parti të vogël, parti të madhe, si të duash ti. Këta e kanë problemin me qeverinë. Pra, kaq është e thjeshtë’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve