POLITIKE

‘Fqinji ynë i vogël na la vite dritë prapa’, Këlliçi: Mali i Zi avancoi me integrimin, ‘Balluku’ na ngeli në klasë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 18:57
‘Fqinji ynë i vogël na la vite dritë prapa’,

Mali i Zi, dikur shumë hapa pas Shqipërisë në procesin e integrimit europian, tashmë konsiderohet zyrtarisht vendi i vetëm në rajon, duke e lënë Tiranën kilometra prapa.

Ky përmbysje e pozicioneve nuk është e rastësishme, por rrjedhojë e qasjeve të ndryshme në kohë ndaj reformave, shtetit të së drejtës dhe vetë demokracisë.

"Jam në një në një konferencë në fakt të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan, por Mali i Zi i cili tashmë zyrtarisht konsiderohet si i vetmi vend frontrunner në procesin e integrimit ëh në Bashkimin Europian, që është gati të firmosë edhe të gjithë kuadrin rregullator dhe marrëveshjen për të zyrtarizuar edhe anëtarësimin e tij si shtet dhe që për hir të vërtetës, kur ne e kemi nisur këtë proces ka qenë shumë hapa pas nesh, por që sot e ka lënë Shqipërinë me kilometra mbrapa në raport me të gjitha standardet edhe ë me të gjitha reformat që duhen për të avancuar me këtë proces kaq të rëndësishëm.

Patjetër, po mbi të gjitha kanë njëherë procesin e zgjedhjeve, e kanë shumë herë më korrekt, më të ndershëm dhe është një vend që organizon zgjedhje. Pra, që sigurisht mund të ketë kontestimet e saj, por procesin zgjedhor e kanë shumë herë më të pandikuar nga partia në pushtet, ë nga qeveria aktuale sesa e ka Shqipëria që nuk ka proces zgjedhor fare. Nuk ekziston ky term në Shqipëri. Sa i përket investimeve në infrastrukturë, reformave të kërkuara, shtetit të së drejtës, jo shtetit ligjor, po shtetit të së drejtës. Për sa i përket pavarësisë së gjyqësorit dhe të gjithë rekomandimeve të tjera dhe kërkesave që ka patur Komisioni Europian për Malin e Zi dhe për qeverinë e Malit të Zi.

Sigurisht për fatin tonë të keq si vend, edhe për fatin tonë të keq si shqiptarë, fqinjët tanë malazezë na kanë lënë vite dritë mbrapa dhe sigurisht e kanë ë kaluar Shqipërinë me ritme shumë herë më të shpejta. Flasim për një vend që është pothuajse 1/4 e vendit tonë, për sa i përket popullatës 600.000 banorë pak a shumë. Dhe flasim për një vend që është pak a shumë më pak se Tirana, po të marrësh Tiranën në zonat urbane dhe rurale, por një vend që e ka marrë seriozisht sfidën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe i ka marrë standardet seriozisht dhe ka një proces të bazuar në meritë.

Pra, ka një qeverisje që ka llogaridhënie. Ka dhe këtu debat politik, ka dhe këtu konflikt politik, ka dhe këtu mospajtime midis mazhorancës dhe opozitës. Por garantohen të drejtat e qytetarëve, garantohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por mbi të gjitha garantohen të drejtat e opozitës në parlament, garantohen të drejtat e çdo qytetari para drejtësisë, ka një drejtësi që funksionon shumë herë më e pavarur se drejtësia në Shqipëri dhe ka një qeverisje të fokusuar në aspiratën kombëtare që kanë dhe këta si vend edhe këtu në mos gaboj të dhënat janë për mbi 90% të mbështetjes së popullatës për sa i përket procesit të të anëtarësimit në BE. por që e kanë marrë seriozisht me sa duket këtë proces.

Ndërkohë që po të shohësh të gjitha rekomandimet apo qoftë dhe rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në raport me Shqipërinë, ë apo të shohësh të gjitha kërkesat që ka patur Brukseli zyrtar, pra ka patur Komisioni Europian, ë Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë, Parlamenti Europian për Shqipërinë, ne mbetem, mbesim në klasë në shumë e shumë kërkesa prioritare, ku mes tyre prin dhe shkëlqen pa diskutim testi famëkeq i cili quhet Balluku, që është rasti i më flagrant i kontrollit dhe i kapjes së drejtësisë nga  kryeministri i Shqipërisë", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?