Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Zhupa: Jeni Partia e Skandaleve! Kthyet shtetin në Narko-shtet! Rama të japë dorëheqjen, duhet qeveri tranzitore

P
Piranjat24 September 2026, 11:49 · 3 min lexim
Zhupa: Jeni Partia e Skandaleve! Kthyet shtetin në Narko-shtet! Rama

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vënë në strukturat e shtetit në dispozicion të grupeve të strukturuara kriminale. Dosja e SPAK konfirmoi se Shqipëria tashmë është një narkoshtet, tha Zhupa.

Ndërsa akuzoi se tashmë e ka kthyer vendin në autokraci, kërkoi dorëheqjen e Ramës, krimin e një qeverie tranzitore, që do të rikthente Kuvendin në funksion të qytetarëve.

"Këtu kemi vërtetuar atë që ju ka thënë Sali Berisha, narkoshtetin. Ja që ka narkoshtet në Europë dhe sot e ka vërtetuar dosja e SPAK. Ku narkoshteti ka grupin e vet të strukturuar nga drejtoresha e SHISH, drejtoresha e AKSIHT-it, drejtori i Policisë Shkencore që manipulonte provat dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Të gjithë në një grup të strukturuar kriminal, me në krye atë që është narkosi Edi Rama.

E ky parlament nuk mund të diskutojë asgjë tjetër. Në Sarandë vriten njerëzit në mes të ditës se i keni lënë të hanë kokat e tyre. Nuk ka gjë më të dhimbshme të shikosh shtetin narkoshtet. Këtu jemi të kërkojmë përgjegjësi e Rama të japë dorëheqjen. Nuk ka fytyrë të vijë në këtë parlament, por të japë dorëheqjen, ta firmosë, ta sjellë këtu e ky Kuvend të kalojë në një qeveri tranzitore, e vetmja mënyrë për të hequr damkën e njollën e narkoshtetit.

Ju e keni simbolin PS, sot e keni Partia e Skandaleve. Sepse kaloni nga skandali në skandal, se skandali është normalizuar. Se qytetarët vidhen çdo ditë. Në çdo demokraci, ndaj protestës reagohet, realizohen kërkesat, ndërsa në autokraci: ata le të protestojnë, ne bëjmë çfarë të duam. Në autokraci komandohet shteti me telefon. Fiken radarët me telefon.

Këtu ka rënë shteti dhe këtu është vërtetuar narkoshteti dhe ky parlament ka vetëm një detyrë: të pranojë dorëheqjen e Edi Ramës e të kalojë në qeveri tranzitore. Ky parlament vetëm rrethohet nga qytetarët, se nuk i përfaqëson më ata. Ktheni në normalitet këtë Kuvend. Të japë dorëheqjen Edi Rama dhe të diskutojmë qeverinë tranzitore"

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.