Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjet... Si u shemb ura simbol e Putinit në Krime? Operacioni sekret ukrainas me 7 faza, qindra dronë dhe raketa, go... Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Mi... SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë “Marrëdhëniet tona janë të forta si mali”/ Putin dhe Xi Jinping takohen në Shenzhen, çfarë u diskutua... Kursi i këmbimit për sot, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Çadrat me vete! Mot me vranësira dhe reshje shiu Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përj... U qëllua me shkop gome nga policia në protestë, protestuesi përfundon me plagë tek Trauma: Na kapën e na ma... Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
POLITIKE

Prendi: Politikat e qeverisë Rama po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet

P
Piranjat18 November 2026, 08:49 · 4 min lexim
Prendi: Politikat e qeverisë Rama po përzënë të

E ftuar në një intervistë në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Krisela Prendi, mjeke e sapodiplomuar dhe aktiviste, ka akuzuar qeverinë Rama se me politikat e saj të gabuara po detyron mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria.

Prendi theksoi se largimi i 12 mijë të rinjve jashtë vendit gjatë vitit 2024 është një kambanë alarmi për shpopullimin e vendit, ndërsa përgjegjësinë për këtë situatë ia adresoi kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha se kostot e larta të jetesës dhe mungesa e mbështetjes ekonomike po i detyrojnë studentët të punojnë deri në dy punë për të përballuar studimet, ndërsa një pjesë e tyre detyrohen të braktisin universitetin.

‘Të rinjtë nuk largohen nga mungesa e dëshirës për të jetuar në Shqipëri, por përzihen nga politikat e gabuara’, u shpreh Prendi.

Pjesë nga intervista:

12 mijë të larguar jashtë vendit mendoj se është një shifër e konsiderueshme në vit. Inserti tregoi që ishte një rezultat i vitit 2024. Ne nuk e dimë nëse në 2025 apo në 2026 kemi një largim akoma më shumë të këtyre studentëve për të vazhduar universitetin jashtë. Është një shifër që ngre alarmin që Shqipëria po shpopullohet, është një shifër që ngre alarmin që mosha mesatare në Shqipëri po rritet, pra nuk do të kemi më të rinj pas disa viteve. Pra, në këtë mënyrë do të kemi problematika në çdo sektor dhe në çdo fushë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë është edhe një shqetësim që duhet të jetë i pari për zotin kryeministër dhe pastaj për ju të tjerët. Pra, largimi i të rinjve nuk vjen si pasojë e mungesës së dëshirës së tyre për të jetuar në Shqipëri. Të gjithë të rinjtë kanë dëshirë të rrinë në Shqipëri, por vjen si pasojë e politikave të gabuara që i përzënë të rinjtë. Ata nuk largohen, ata përzihen nga Shqipëria.

Një student detyrohet të punojë, ndoshta edhe dy punë, për t'ia dalë, për të jetuar në Shqipëri, për të mbuluar shpenzimet e shkollës, duke pasur parasysh që jo çdo prind i këtyre studentëve mund të jetojë në kryeqytet. Pra, kemi edhe prindër që jetojnë në zona rurale dhe e kanë të pamundur të përballojnë një kosto jetese kaq të lartë, për t'u siguruar fëmijëve të ardhura të mjaftueshme që ata të ndjekin studimet pa pasur nevojën e një pune. Pra, kjo tani është e pamundur që një i ri, një student, sidomos për studentët që vijnë nga zonat rurale, që vijnë nga rrethet, është e pamundur që t'ia dalë në Shqipëri, në Tiranë apo edhe në vende të tjera, me të ardhura nga ndihma familjare. Do të detyrohet të punojë, do të detyrohet ndoshta që të ketë edhe një lënie pas dore të jetës akademike për të përmbushur këto nevoja, të cilat janë jetike. Pastaj inserti tha që edhe 1 në 6 studentë, për shkak të mungesës ekonomike dhe për shkak të mospërballueshmërisë së kostos së jetesës, detyrohet të ndërpresë studimet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.