Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Mi... SHBA në kaos nga problemet me sistemet teknologjike, Rubio: Nuk është sulm i koordinuar kibernetik Beteja brenda së djathtës amerikane për ta shkëputur Trumpin nga gjigantët e teknologjisë “Marrëdhëniet tona janë të forta si mali”/ Putin dhe Xi Jinping takohen në Shenzhen, çfarë u diskutua... Kursi i këmbimit për sot, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Çadrat me vete! Mot me vranësira dhe reshje shiu Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përj... U qëllua me shkop gome nga policia në protestë, protestuesi përfundon me plagë tek Trauma: Na kapën e na ma... Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Banori i Rrashbullit denoncon: Bashkia pastroi kanalin kullues, mbeturinat i la anës rrugës Sulm kibernetik ndaj sistemeve të furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë
POLITIKE

Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen në Tiranë në vijim të aksionit kundër qeverisë. Protestat kombëtare do të vijojnë me një kalendar të përcaktuar, duke u zhvilluar çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë. Tubimi i sotëm vjen […]

P
Piranjat18 November 2026, 08:27 · 2 min lexim
Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen në Tiranë në vijim të aksionit kundër qeverisë. Protestat kombëtare do të vijojnë me një kalendar të përcaktuar, duke u zhvilluar çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Tubimi i sotëm vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku pati përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Gjatë tubimit të së martës, protestuesit u përpoqën të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Policia ndërhyri për t’i zhvendosur në trotuar, me argumentin se duhej të lirohej qarkullimi i automjeteve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.

Refuzimi i një pjese të protestuesve për t’u larguar nga bulevardi shkaktoi përplasje fizike me efektivët, ndërsa situata u tensionua më tej gjatë ndërhyrjeve të policisë për shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve. Mes personave të shoqëruar në komisariat kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar. Në pamjet e publikuara nga protesta u panë momente përplasjesh, ku protestues të tjerë tentuan të pengonin automjetet e policisë që po largonin personat e shoqëruar.

Gjatë një prej episodeve, një protestues me flamur u përplas me efektivët, ndërsa në bulevard u dëgjuan thirrje dhe akuza ndaj Policisë. Raportimet nga terreni evidentuan gjithashtu pretendime për përdorim force gjatë shoqërimeve.

Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, Policia argumentoi se ndërhyrja kishte për qëllim lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit. Pas tensioneve, protesta u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.