“Nuk është konflikt ish-dashnorësh…”/ Bushati për përjashtimin e Spiropalit: Fyejtë në asamble nuk kuptuan gjë

Analisti Andi Bushati foli për asamblenë e PS dhe përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës. Bushati tha se Rama nuk bëri ndonjë sqarim pse u përjashtua një njeri si Spiropali, që ka mbajtur detyra shumë të larta dhe i është servirur publikut si “e mrekullueshme” dikur dhe tashmë del armike.
Analisti shtoi se pjesëmarrësit në asamble, nuk kishin kuptuar gjë për vendimet e Edi Ramës dhe shfaqeshin kontradiktorë në media.
“Kush është ajo që pashë? Kur na the do të diskutojmë këtë temë, dhe jemi me Klosin në studio, pashë emisionet ku kishin qenë deputetët socialistë. Lei Feni do të dridhej nga turpi, se si mund të ketë një gjuhë që ja kalon edhe atij. Pashë edhe Klosin. Nuk është puna, se kemi ndonjë kuriozitet për PS, se shqiptarët e dinë çfarë është PS sot, e ka thënë Blushi që 10 vjet para, mos i fol shoferit.
Problemit është, këtu një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, të pakten në verë deri tani vonë, ragoi kundër arrogancës në pushtetit. Kjo gjuhë më duket shembëlltyre e arrogancës në pushtet. Nuk është puna çfarë bëri Edi me Elisën. Ky nuk është konflikt ish-dashnorësh. Është konflikti i kryeministrit të vendit, që këtë gruan, ia ka servirur shqiptarëve në numrin dy të shtetit, pastaj si ministre jashtme. Një njeri që për 13 vjet ia ke servirur shqiptarëve si model suksesi, vjen një ditë dhe i thua ik dhe as nuk ndjen detyrimin të bëjë bilanc pse ua kam servirur këtë njeri, dje ishte e mrekullueshme dhe sot nuk bën. Është problem i arrogancës, jo i partisë, por i raportit të qeverisjes me popullin.
Folëm edhe për Veliajn. Për Veliajn këta të hidheshin në fyt për shembullin e suksesit. Na i mbanin ato pemët e lalit… Ai thotë dua mocion që të ikë kryetari, dua ta bëj këtë gjë, sepse ky njeri nuk e reformon dot as vendin dhe i bën keq qeverisjes. Prapë gjuhë e drunjtë. Thoshte ajo Muzhaqi, Elisa është më e vjetër se unë, si mund ta komentoj unë këtë? Po të ishte me kriter vjetërsie, nuk duhet të flasë njeri për Saliun se ai është më i vjetri. Pashë një tjetër, thoshte ka filluar procesi shkarkimit, por ka forume. Në të njëjtën kohë, Klosi thoshte do e shkarkojmë në të ardhmen.
Ata ditëzinj në asamble nuk mblidhet për të diskutuar. Ata kanë dalë pa kuptuar se çfarë ka ndodhur, prandaj sillen si Lei Fenë…
Prandaj sot shohim arradhë socialistësh në studio, që nuk dinë të thonë një gjë të thjeshtë, ku gabuan Spiropali, Ndreca apo Veliaj. Janë fyej numëror topi, që ai që ka marrë…”– tha Bushati.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama ‘tallet’ me Farage: Rënia në sondazhe vjen nga “mallkimi shqiptar”

“Je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog

“Armik keni Ramën”, Bledian Koka thirrje protestuesve: Bashkohuni me opozitën për ta rrëzuar!

PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij

"Dhuna lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar"/ Aktivisti në protestën para Kryeministrisë: Ftojmë gjithë shqiptarët ti bashkohen p...





