Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përj... U qëllua me shkop gome nga policia në protestë, protestuesi përfundon me plagë tek Trauma: Na kapën e na ma... Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Banori i Rrashbullit denoncon: Bashkia pastroi kanalin kullues, mbeturinat i la anës rrugës Sulm kibernetik ndaj sistemeve të furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi
POLITIKE

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027, 13 deputetë të opozitës të përjashtuar

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në fokus të diskutimeve dhe votimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin sot diskutimin e parë në sallën e Kuvendit.

P
Piranjat18 November 2026, 07:26 · 3 min lexim
Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite Paketa Fiskale dhe

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në fokus të diskutimeve dhe votimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale.

Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin sot diskutimin e parë në sallën e Kuvendit.

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Aktualisht janë 13 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, mes tyre kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka.

Për të përcaktuar qëndrimin dhe vijimin e aksionit parlamentar, demokratët do të mbledhin grupin parlamentar.
Përveç projektbuxhetit 2027, në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale, konkretisht ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Rendi i ditës së seancës plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.