Nga “Miss Miqësia” te politika, kush është vajza që prezantoi partinë e re?

Lulzime Faria, është e reja, e cila ditën e sotme së bashku me disa të rinj, prezantuan partinë e studentëve, të quajtur: Të Bashkuar Për Shqipërinë.
Emri i saj lidhet me figurinë e një missi, ku tetë vite më parë ka konkrruar për kurorën e më të bukurës shqiptare, në vitin 2018-të, e cila mbante numrin 21 dhe ka arritur të fitojë çmimin “Miss Miqësia”.
Por, mesa duket, e shkuara Farias në botën e modelingut nuk e pengon atë të hedhi hapin e saj drejt politikës, teksa ditën e sotme u shpreh se kanë nisur punën për krijimin e partisë dhe se shumë shpejt do të shkojnë në çdo fshat dhe qytet për ta prezantuar atë.

E reja më parë, ka dalë shpesh në shumë intervista televizive, ku synonte vetëm botën e modelingut, edhe pse është hasur me paragjykime për pamjen e saj të jashtme. Ndërkohë, përsa i përket rolit të saj në parti, Faria nuk ka preferuar të flasë, dhe as nëse grupi që ajo përfaqëson ka mandatin e protestuesve të sheshit.

Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje

Më 28 Nëntor, në ring për t’u shpallur kampion bote/ Boksieri Nelson Hysa zotohet: Do të fitoj

Denis Shabani emërohet drejtues i Degës Doganore Tiranë

“Nëna e Revolucionit”/ 80-vjeçarja që kërkon dorëheqjen e Ramës jehonë në tv prestigjioz amerikan

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet efektivin





