KOSOVA

Prokuroria Speciale merr në pyetje Kryetarin e Prishtinës, i dyshuar për shpërdorim detyre

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 18:03
Prokuroria Speciale merr në pyetje Kryetarin e Prishtinës, i dyshuar

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”.

“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30. Pas intervistimit, ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale për këtë çështje, dhe prandaj edhe u paraqit në Prokurori, duke theksuar se “jemi totalisht transparentë”.

“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Avokati i tij, Artan Qerkini, tha për mediat se Rama është i gatshëm të japë sqarimet e nevojshme para organit ndjekës, në mënyrë që Prokuroria “të bindet se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”. Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit është themeluar më 2022 nga Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të Ramës, që parasheh hartimin e projekteve arkitekturore, urbanistike dhe infrastrukturore për Prishtinën.

Komuna kishte hapur një tender të quajtur “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, me vlerë të parashikuar prej 12 milionë eurosh.

Ky projekt ishte kritikuar nga opozita e kryeqytetit dhe nga organizatat joqeveritare që kishin argumentuar se kishte pasur shkelje. Më 2024, organizata joqeveritare Demokraci Plus kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të anulonte kontratën 12 milionëshe. Kjo organizatë kishte thënë se ishin bërë shkelje gjatë caktimit të komisionit vlerësues të ofertave, pasi në të ishte caktuar një person, që nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

Sipas organizatës, ka dyshime për konflikt interesi pasi, ky anëtar komisioni figuronte si bashkëpunëtor i një prej kompanive fituese, përkatësisht Anarch Sh.P.K. Operatori tjetër fitues ishte Ardi CC L.L.C. Teksa Rama po intervistohej nga Prokuroria Speciale, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se 1 milion e 48 mijë euro i kishte paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Arkitekti i Kryeqytetit për tetor-nëntor 2023. Ai tha se pagesa ishte bërë për konsulencë.

Ai tha se LVV-ja e kishte denoncuar qysh në fillim Shërbimin e Arkitektit të kryeqytetit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?